Integrimi

Shoqata Zvicër-Shqipëri përshëndet refuzimin e shkatërrimit të armëve kimike

Nëse vende me industrializim të shkallës së lartë si Suedia ose Norvegjia refuzojnë shkatërrimin e armëve kimike në territoret e tyre, si mund të pritet diçka e tillë nga Shqipëria?

Refuzimi nga ana e qeverisë shqiptare për shkatërrimin e armëve kimike në territorin e Shqipërisë ka shërbyer si shkas për reagimin e shoqatës së miqësisë Zvicër-Shqipëri.

“Kërkesa e SHBA-së drejtuar Shqipërisë për të shkatërruar armët kimike të Sirisë, është një pretendim i pakuptueshëm, madje arrogant kundrejt një shteti të vogël. Shqipëria nuk posedon as know hov dhe as pajisje të nevojshme teknike të sajat, e le më pastaj pajisjet e përshtatshme teknike për deponitë e nevojshme për të zhvilluar një proces të tillë kaq të ndërlikuar”, thuhet në komunikatën e shoqatës që udhëhiqet nga Rolf Alther.

Nëse vende me industrializim të shkallës së lartë si Suedia ose Norvegjia refuzojnë shkatërrimin e armëve kimike në territoret e tyre, si mund të pritet diçka e tillë nga Shqipëria?

Ky shtet ndodhet në fillimet e veta të zhvillimit të turizmit me perspektivë të mirë për të ardhmen. Synimi që ky vend të zhvillohet në një destinacion të turizmit në përputhje me ruajtjen e ambientit, në një rast të tillë do të shkatërroheshin për një kohë të gjatë. I takon shumë më tepër SHBA-së që të marrë mbi vete një detyrë të tillë. Si industria e armatimit ashtu dhe industritë private të SHBA-së janë në gjendje që t`i asgjësojnë dhe eliminojnë armët kimike të Sirisë, thuhet më tutje në komunikatë.

Shoqata Shqipëri-Zvicër shprehet e kënaqur me faktin se protestat me mbështetje të gjerë në popullatë ia kanë “forcuar shpinën” kryeministrit Edi Rama për t`i dhënë një refuzim të qartë synimit të pakuptueshëm të SHBA-së.

Shqipëria nuk guxon të keqpërdoret për shkatërrimin dhe deponimin e materieve radioaktive ose atyre kimike, nuk guxon të bëhet një deponi internacionale bërlloku”, thuhet në fund të kumtesës për shtyp të Shoqatës së Miqësisë Zvicër-Shqipëri.