E-Diaspora

Mbrëmje bamirëse ‘Shpëto jetë’, në Cyrih

Për të tretën herë me radhë rikthehet fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ me organizimin e mbrëmjes bamirëse në qytetin e Cyrihut, këtë herë në Hotel Marriott, më 10 maj 2019, nga ora 19:00, do të mbajë mbrëmje bamirësie.

Mbrëmja do të përfshijë fjalime të rastit, pika muzikore dhe argëtim, koktel rasti, si dhe një ankand të qetë që mundëson dhe inkurajon rrjetëzimin dhe miqësinë, shkruan albinfo.ch.

Kjo mbrëmje bëhet e mundur falë kontributit dhe mbështetjes të bashkorganizatorëve: Dr. med. Agron Abrashi, Prof. Dr. med.Dr. h. c. Omer Dzemali, si dhe Sevdail Tahiri.

Ndërsa mbështetës të tjerë të mbrëmjes përfshijnë deri më tash Albinfo.ch, Neosana AG si dhe Eurokoha, mirëpo thirrja për donatorë dhe sponsorë të mbrëmjes humanitare mbetet ende e hapur.

Për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje bamirëse, biletën mund ta siguroni përmes platformës Jamatu në linkun http://bit.ly/2OvBN3l.

Të gjitha shitjet e biletave do të financojnë programet e Fondacionit në Kosovë, specifikisht në: furnizimin me pajisje mjekësore dhe medikamente, zhvillimin e sistemit të transportit neonatal dhe zgjerimin e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas ‘Klasat për Nëna‘.

Mëso më shumë për punën e fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ këtu: www.amchealth.org.