Jeta në Zvicër
Presidenti i Zvicrës, Maurer, sot për vizitë zyrtare në Kosovë
Ai do të takohet me presidnten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve do të jenë në fokus të takimit në mes të dy presidentëve, ku bashkëpunimi në fushën e politikës së sigurisë do të jetë në qendër të vëmendjes
Presidenti federal i Zvicrës, Ueli Maurer shkon sot, 18 nëntor, për një vizitë zyrtare në Kosovë ku do të ketë një takim me presidenten e vendit, Atifete Jahjagën.
Gjatë kësaj vizite, presidenti i Zvicrës do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Salvatore Farina dhe meshefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Bernd Borchardt, bëhet e ditur në një komunikatë të Këshillit Federal të Zvicrës.
Marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve do të jenë në fokus të takimit në mes të dy presidentëve, ku bashkëpunimi në fushën e politikës së sigurisë do të jetë në qendër të vëmendjes. Po ashtu një temë e takimit do të jetë edhe shkalla e zbatimit të marrëveshjeve të ndryshme të nënshkruara në mes të dy vendeve. Edhe shkëmbimi i mendimeve në lidhje e gjendjen në Ballkanin perëndimor si dhe në lidhje me perspektivat zhvillimore të regjionit në aspektin politik dhe ekonomik do të jenë temë e bashkëbisedimit në mes të dy presidentëve.
Ndërsa temë e bisedës me komandantin e KFOR-it do të jetë vlerësimi i gjendjes në misionin ushtarak të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, thuhet më tej në komunikatë.
Zvicra, siç dihet, duke filluar nga viti 1999 ka angazhuar në Kosovë misionin e saj ushtarak SWISSCOY me rreth 220 pjesëtarë. Në mandatin aktual të kësaj force janë detyra nacionale dhe ndërkombëtare si sigurimi dhe aktivitetet në fushë të logjistikës, transportit, eliminimi i mjeteve luftarake dhe saniteti. Siç është paraparë, parlamentit të Zvicrës do t`i kërkohet vazhdimi edhe për një mandat i misionit në Kosovë.
Ndërsa në takimin me shefin e EULEX-it, Borchardt, sipas komunikatës, do të ketë një këmbim mendimesh në temat si drejtësia, siguria e kufijve, policia dhe doganat. Aktualisht në EULEX janë të përfshirë edhe ekspertë zviceranë nga fushat si migracion, ndjekja e kriminelëve të luftës, krimi i organizuar, mbrojtja e dëshmitarëve dhe të drejtat e njeriut.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës