Bota
Jolie do përfshirjen e grave afgane në bisedimet paqësore
Aktorja e famshme dhe aktivistja për refugjatët, Angelina Jolie, ka bërë thirrje për përfshirje të grave në bisedimet paqësore për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan.
Në një adresim para ministrave dhe diplomatëve në Kombet e Bashkuara, Jolie tha se gratë afgane po rrezikojnë jetën e tyre, duke bërë thirrje që të drejtat e tyre të përfshihen në bisedimet që kanë nisur në fund të vitit 2018 mes zyrtarëve amerikanë dhe talibanë.
“Në Afganistan, shumë gra janë bërë bashkë, duke rrezikuar jetën, për të bërë thirrje që të drejtat e tyre dhe të fëmijëve të garantohen në bisedimet paqësore dhe deri më tani ato nuk janë lejuar të marrin pjesë në to”, tha Jolie.
Përkundër tërheqjes së presidentit Donald Trump nga disa agjenci të OKB-së, Jolie tha se SHBA-ja është pjesë e rëndësishme e komunitetit ndërkombëtar dhe se nuk mund të ketë paqe në Afganistan nëse vazhdon mosrespektimi i të drejtave të grave.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës