Shkurt.ch
Humb 12 kg për 24 orë!
Para fillimit të eksperimentit, Ross Edgley ka peshuar 95 kilogramë ndërsa pas përfundimit, 83 kg
Ka humbur plot 12 kilogramë peshë brenda vetëm një dite! Shumëkush do të dëshironte ta realizonte një dëshirë të tillë por kjo nënkupton stërlodhje të trupit dhe prekje në kufijtë e skajshëm të qëndresës së organizmit. Këtë e ka bërë atleti dhe studiuesi britanik i sportit, Ross Edgley, 28 vjeç.
Ai ka provuar të gjitha veprimet që janë në funksion të humbjes së skajshme të peshës. Angazhimin maksimal fizik për të shkaktuar sa më shumë djersitje Ross e ka kombinuar me pirjen e materieve që nxisin urinimin si kafeina, vitamina C dhe uji. Me kombinimin e këtyre faktorëve dhe nën mbikëqyrjen e pandërprerë të mjekut, ai i ka humbur 12 kilogramë brenda ditës, shkruan dailymail.co.
Me këtë rast ai ka thënë: Unë shpresoj se ky eksperiment u ndihmon njerëzve për të krijuar një raport më të mirë në mes të vetes dhe peshës. Njëkohësisht nga kjo përvojë njerëzit duhet të kuptojnë se pesha nuk është pasojë vetëm e yndyrave trupore por edhe e shumë faktorëve tjerë, ka thënë Ross Edhley.
Para fillimit të ushtrimeve ai ka peshuar 95 kilogramë ndërsa pas përfundimit, 83 kg. Por, duke qenë se 50 deri 70 % e peshës së trupit përbëhet nga uji, e tëra që ka bërë Ross ka qenë humbja e 12 litrave ujë, siç thotë ai. “Asnjë kilogram nga pesha që kam humbur nuk ka qenë nga dhjami dhe për këtë arsye, vetëm dy orë pas mbarimit të eksperimentit e kam kthyer atë të tërën”
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave