E-Diaspora
Albulena dhe Gentiana vazhdojnë në raundin tjetër
Kur dukej se shou për Gentiana Mërturin po merrte fund, anëtarja e jurisë, këngëtarja gjermane Nena, e mori atë në ekipin e saj. Kështu, edhe për Gentianen gara vazhdon
Zhvillime dramatike dhe emocione në edicionin e të premtes të spektaklit “The Voice of Germany” që emetohet ga pro7. Dy shqiptaret pjesëmarrëse: Albulena Krasniqi dhe Gentiana Mërturi së bashku me Zsuzsa Magyar ishin pjesë e treshes së zgjedhur për trajnim nga “The BossHoss”. Ato, si trio, kanë kënduar këngën “Sweet nothing” të Calvin Harris.
Në fund të garës së mbrëmshme, “kaubojët” e “The BossHoss” u përcaktuan megjithatë për Zsuzsa-n dhe Albulenën ndërkohë që Gentianës, ndonëse i dhanë komplimente, megjithatë i thanë se kishte nevojë që “të mësojë edhe pak”.
Dhe kur dukej se shou për Gentiana Mërturin po merrte fund, në skenë doli anëtarja tjetër e jurisë, këngëtarja gjermane me famë botërore, Nena, e cila e mori Gentianën në “grigjën” e saj.
Kështu, të dyja shqiptaret e vazhdojnë garën.
“Kam mbetur pa fjalë, sepse nuk e kisha pritur një gjë të tillë. Unë po mendoja se tash ë duhet të kthehem në shtëpi ”, ka thënë në fund Gentiana, kuar ka kuptuar se megjithatë është zgjedhur për raundin e radhës.
“Do t`ju tregoj “The BossHoss”-ëve se kanë bërë gabim që nuk më kanë marrë dhe do të fitoj me Nena-n”, ka qenë zotimi i Gentiana Mërturit.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave