Tematike
Aplikim me projekte kundër radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm
Konkursi i radhës për aplikim me projekte do të jetë i hapur nga 1 prilli 2019 deri më 30 qershor 2019.
Autoritetet federale në kuadrin e zbatimit të Planit Nacional të Aksionit (NAP) mbështesin projekte të kantoneve, komunave, qyteteve dhe të shoqërisë civile me një “impulsprogram”. Për këtë program federata lë në dispozicion pesë milionë franga për pesë vitet e ardhshme. Ndihmat financiare për projektet e miratuara do të zotohen duke filluar nga ky vit.
Aplikimet e reja (pasi që një cikël aplikimesh është kryer vitin e kaluar) mund të bëhen nga 1 prilli 2019, shkruan albinfo.ch duke iu refreuar një komunikate nga autoritetet federale të Zvicrës.
Në vitet në vijim do të ketë mundësi të tjera aplikimi për mbështetje financiare.
Gjatë pesë viteve, federata mund të mbështesë financiarisht projekte dhe programe të cilat kanë për qëllim parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Këshilli Federal, më 16 maj 2018 ka miratuar rregulloren e nevojshme për këtë çështje. Në kuadrin e konkursit të parë, deri në fund të shtatorit 2018 kanë ardhur aplikime të shumta si nga institucionet shtetërore ashtu dhe nga shoqëria civile nga e gjithë Zvicra. Ato, të marra së bashku, kanë kaluar shumën prej një milion frangash.
Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe caktimit të prioriteteve nga ana e autoriteteve përgjegjëse, janë miratuar dhjetë aplikacione, të cilat përmbushin në veçanti kriteret në vijim, si: efektin multiplikativ të pritshëm të projektit; Qasjen e përmbajtjes së projektit me situatën aktuale të kërcënimit etj.
Informacionet në lidhje me këto projekte i gjeni në vebfaqet e Zyrës Federale për Polici dhe në atë të Shoqatës për Siguri të Zvicrës.
Masat e ndryshme të NAP do të jetësohen në radhë të parë në nivelin lokal. Për këtë arsye realizimi i projekteve bëhet në konsultim me autoritetet përgjegjëse. Zbatimi i programit të impulsit vazhdon deri në vitin 2023. Prandaj, gjatë viteve në vijim mund të arrijnë kërkesa të reja për mbështetje financiare. Konkursi i radhës do të jetë i hapur nga 1 prilli 2019 deri më 30 qershor 2019.
Të gjitha informacionet lidhur me aplikimin mund tüë gjenden në faqen einternetit të Shoqatës për Siguri të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme