Kosova
Aktakuzë për keqpërdorim me Fondin e 3-përqindëshit
Larg syve të medieve është mbajtur ngritja e një aktakuze të profilit të lartë. Nga burime të saj gazeta ka mësuar se për veprën penale krim i organizuar ka rreth një vit që Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre zyrtarëve publikë në lidhje me dyshimet për keqpërdorim me Fondin 3 për qind. Gazeta e ka të konfirmuar se tashmë ka aktakuzë mbi këto dyshime për ish-kryeministrin Bujar Bukoshi, deputetin e LDK-së, Naser Osmani dhe Atdhe Gashi.
Të akuzuarit e mohojnë ngritjen e një aktakuze të tillë, por Prokuroria Speciale përmes një përgjigjeje zyrtare ka konfirmuar që në këtë rast përveçse është ngritur aktakuzë ka nisur edhe procesi gjyqësor, shkruan sot “Koha Ditore”, përcjell Albinfo.
Aktakuza është ngritur rreth një vit me parë nga ish-prokurori Faik Halilaj, i cili është pensionuar në majin e vitit të kaluar. Lëndën tash në gjykatë e përfaqëson prokurori special, Atdhe Dema, të cilit i janë bartur ato që i ka pasur në punë ish-prokurori Halili.
Fondi i 3-përqindëshit ka qenë aktiv nga viti 1992 deri në 2006. Raportet financiare të këtij fondi me para të qytetarëve, që ishin destinuar për të mbajtur gjallë sistemin paralel të shëndetësisë dhe arsimit, nuk janë bërë publike asnjëherë. Edhe pesë vjet pas vitit 2006 dyshohet se ish-kryeministri në ekzil, Bujar Bukoshi, përmes ish-këshilltarit të tij Atdhe Gashi e deputetit të LDK-së, Naser Osmani, kanë tërhequr qindra mijëra euro nga fondi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit