Integrimi
U themelua Rrjetëzimi i Bizneseve Shqiptare në Austri
Kryetar u zgjodh biznesmeni Yll Blakaj ndërsa sekretar Mag. Arbër Marku. Kryesia fillimisht do ketë nëntë anëtarë dhe pritet zgjerimi i saj nga e gjithë Austria
Ministria e Diasporës në hapatë strategjik drejt konsolidimit organizativ në diasporë po hynë në fazën e gjetjes së një rruge në rrjetëzimin e bizneseve në mërgatë. Fillimisht njohja e bizneseve e biznesbërësve brenda shteteve të veçanta. Yll Blakaj, zgjidhet kryetar për Austri, Mag.Arbër Marku, sekretar…”
Në hapin e radhës rreth jetësimit programor në çështjen e diasporës, u mbajt në Vjenë takimi me biznesmenët mërgimtar në Landin e Vjenës, me qëllim të zgjerimit në tërë Austrinë. Takimi u organizua nga Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Austri. Përfaqësues nga Ministria e Diasporës ishin Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit të Hulumtimeve dhe Përkrahjes së Investimeve në Ministrinë e Diasporës; Kreshnik Thaqi nga Agjencia e Promovimit të Investimeve në Kosovë (APIK), Ekrem Hysenaj nga Agjencia e Tatimeve të Kosovës (ATK), Ardian Spahiu-(UNDP). Në diskutim morën pjesë dhjetëra biznesmen të suksesshëm kryesisht nga Vjena.
Dr.Sabri Kiqmari, mbajti fjalën përshëndetëse duke i uruar zyrtarët nga MD për nismën e tyre dhe biznesmenët në punën e tyre. “Ambasada e Republikës së Kosovës do ta mbështetës në mënyrë permanente iniciativën tuaj lidhur me bizneset dhe mundësitë të investimeve në Kosovë, për çka ne do të bashkëpunojmë me Ministrinë e Diasporës. Sigurisht se janë bërë hapa serioz në këtë drejtim me Iniciativa Ekonomike për Kosovën (ECIKS) dhe disa të tjera. Ne e përkrahim të gjitha këto iniciativa që janë me interes për të gjithë ne”.
Ministria e Diasporës: “Do të organizojmë një kongres të të gjitha rrjetëzimeve të bizeseve shqiptare në botë”
Në emër të Ministrisë së Diasporës bisedën e hapi Naim Dedushaj, i cili mes tjerash tha: “Ne përfaqësojmë MD dhe jemi në një formë urë lidhëse mes mërgatës dhe Ministrisë së Diasporës (MD). Vet themelimi i MD ishte nevojë e lindur nga fakti se ne kemi një diasporë të fuqishme. Me përkrahjen e juaj dhe të UNDP- ne hartuam strategjinë për mërgatën e cila është ndër më të mirat. Departament i Hulumtimeve dhe Përkrahjes së Investimeve si pjesë e Ministrisë së Diasporës, ka detyrë rrjetëzimin e bizneseve shqiptare e pastaj krijimin e të dhënave (Databazë), e cila do ta lehtësojë komunikimin mes bizneseve duke pasur informacione të duhura. Deri tani kemi formuar disa rrjetëzime në disa shtete, nga të cilat e fundit ishte Gjermania e pastaj do të kalojmë në Amerikë, Australi dhe vende tjera. Do të organizojmë kongresin e të gjitha rrjetëzimeve dhe afaristëve në botë, diku në vitin e ardhshëm.”
Kreshnik Thaqi (APIK) theksoi se ”rrjetëzimi në Austri ka rëndësi në mënyrë që të prezantohemi të gjithë në një konferencë të përbashkët, ku do kemi mundësinë e realizimit të investimeve tuaja. Në Kosovë sipas të dhënave nga Banka e Kosovës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar të cilat e rendisin Gjermaninë në vendin e parë me investime në Kosovë me 367 milionë Euro. Në fund të vitit do jepet edhe raporti i Bankës Qendrore të Kosovës ku do kemi ranglistën e vendeve investuese në Kosovë. Pas Gjermanisë vijnë Britania e Madhe, Sllovenia, Zvicra, Austria etj. Sektori ku është investuar më shumë është sektori i ndërtimtarisë ku janë shkuar 25% të investimeve, prodhimi, sektorët financiare, transporti shërbimet e tregut, minierat etj.
Kosova ka një treg liberal, marrëveshja e CEF-tas ku tregu është i zgjeruar në diku rreth 28 milion banorë, marrëveshja me Bashkimin Europian, preferenca tregtare me SHBA, Japoninë, Norvegjinë dhe tani së fundi marrëveshja e lirë tregtare me Turqinë. Kosova ka taksat më të ulëta /10%/ në rajon. Një përparësi është fuqia punëtore e re dhe e lirë, kur dihet se rroga mesatare në Kosovë është 300 Euro, siguria e investimeve, pozita strategjike e Kosovës mes tregjeve të afërta dhe ligjet favorizuese.
Diaspora, “një Kosovë jashtë saj”
Ekrem Hysenaj (ATK) dha një informatë rreth mbledhjes dhe menaxhimit të tatimeve në Kosovë. Kategoritë e caktuara në format e timit nga të ardhurat e kategorive të ndryshme. “Ne synojmë të kemi standardet ligjore të menaxhimit të tatimeve ashtu siç janë në vendet tjera. Në veçanti lirim nga tatimi bizneset e reja të cilat nuk paguajnë tatim brenda një periudhe prej 6 muajve për mjetet teknike të importuara dhe të hyra në funksion.”
Ardian Spahiu – (UNDP) foli lidhur me projektin i cili financohet nga qeveria e Finlandës lidhur me rrjedha ekonomike financiare në Kosovë. “Mbi 1 Miliard Euro hyjnë në Kosovë nga diaspora në çdo vit, gati 700 milion Eu hyjnë përmes sistemit bankar, kurse 300-400 milion tjera hyjnë në format tjera. Kjo tregon se ne kemi edhe një Kosovë jashtë saj, ky është një potencial i madh kur dihet se buxheti i Kosovë është 1,5 Miliard Euro. Prej krejt kësaj shume bilanci fiskal është 98% import, kurse 11% është eksport. Këtu është tragjedia e madhe, nga se paret e juaj shkojnë në Serbi, Maqedoni, pak në Shqipëri, shkojnë në rajon. Është kështu pasi shumica e pareve shkojnë në konsum… Kur ju jeni të suksesshëm këtu përse të mos jeni edhe në Kosovë. Diasporës, nga përvoja e jonë, del se i mungon informimi rreth mundësive që ofron Kosova për investime”.
Rreth rëndësisë dhe përparësive të rrjetëzimit të bizneseve për investimet në atdhe foli Naim Deduashaj. Në Austri sipas disa shënimeve janë rreth 450 biznese shqiptare, kjo është një potencial i mirë, është një forcë e madhe ekonomike”, u shpreh ai.
Në fund u zgjodh grupi nismëtar për rrjetëzimin e bizneseve në Austri. Kryetar u zgjodh biznesmeni Yll Blakaj. Anëtarë kryesie Mag. Arbër Marku, Argëtim Hani, Naim Rugova, Nuredin Istrefi- Qipro, Aki Nuredini, Xhevat Balaj, Fatmir Berisha, Enis Metaj, Perparim Ibrahimi. Kryesia fillimisht do ketë nëntë anëtarë dhe pritet zgjerimi i saj nga e gjithë Austria.
Kush është Yll Blakaj
U lind në Llukofc të Burimit. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, kurse Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. E ka filluar me biznes të vogël në Prishtinë deri në vitin 1998 kur migron në Austri. Që nga ajo kohë me sukses udhëheq biznesin e tij në Austri, fillimisht në bashkëpunim me firma tjera e pastaj i pavarur. Firma e tij e specializuar për dyer e dritare është e njohur edhe jashtë Austrisë. Ylli është veprimtar në vazhdimësi duke përkrahur shumë iniciativa dhe aktivitete kulturore në Vjenë e rrethinë.
Hazir Mehmeti
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës