Portrete të firmave
„Stina&Jon“, shtëpia ku nusërohet më së bukuri
Gjithçka është në vendin e duhur, e radhitur me shumë dashuri dhe kujdes në Shtëpinë e Modës “Stina&Jon“, pronë e Ganimete Kolgecit, përuruar ditë më parë në Murten të Kantonit Friburg
Zonja Ritz, një pensioniste zvicerane e veshur me shumë shije, i shikonte dhe prekte me ëndje, fustanet e nusërisë që ishin radhitur në shtëpinë e modës „Stina&Jon“, e cila përurohej po atë natë. Ajo, së bashku me një miken e saj, bënin vlerësimin e fustaneve, përderisa për secilin thoshin „Sa i bukur ky, apo edhe ky“. Duke iu kërkuar falje për shqetësimin e pa dashur t`i fyeja, pasi që të dy zonjat ishin në moshë, i pyeta se për kend po i shikojnë këta fustane.
„Sigurisht se jo për vete, (duke bërë të qesheshin), por unë i kam dy nipër për t`i martuar, për nuset e tyre këtu do t`i blej fustanet e nusërisë“ tha më pas Zonja Ritz, që njëkohësisht ishte edhe pronare e lokalit të cilin ia kishte lëshuar me qira shtëpisë së modës.
Kjo ishte njëra ndër bisedat që pata me disa të ftuar që merrnin pjesë në inaugurimin e shtëpisë së modës „Stina&Jon“ në Murten të kantonit të Fribourg-ut, në Zvicër.
Një konak për fustane nusërie
Gjithçka ishte në vendin e duhur, e radhitur me shumë dashuri dhe kujdes të veçantë nga Ganimetja dhe bashkëpunëtoret e saj. Kjo ishte edhe ëndrra e saj, të kishte një konak ku mund të gjenden fustane nusërie e po ashtu edhe veshje solemne adekuate për dhëndrrin, pasi që edhe kishte shumë kërkesa në treg.
“Shpesh të rinjtë tanë kanë qenë të detyruar të udhëtojnë për në vendet e tyre të prejardhjes për të zgjedhur fustanin e ëndrrave për dasmën e tyre.“ Kështu nis rrëfimin Ganimete Kolgeci, ideatorja dhe pronarja e këtij lokali mjaft të veçantë. E siç thotë ajo, shtëpia e saj e modës tashmë mund të përkujdeset më së miri për raste të tilla, kur të rinjtë shqiptarë që dëshirojnë të bëjnë dasmën në vendlindje, mund t`ia kursejnë vetes kohën dhe ngarkesën, duke blerë fustanet e nusërisë apo veshjet e nevojshme solemne tek „Stina&Jon“
Duke punuar për vite me radhë në sektorin e kozmetikës tek një kompani me renome botërore, Ganimetja ishte njohur në detaje me këtë sektor mjaft të kërkuar, ndërsa me kalimin e kohës, i kishte lindur edhe ideja që të bëhet shefe e vetvetes. Hapja e kësaj pike në Murten, është kryekëput një punë dhe angazhim personal i saj, ku me pak ndihmë të familjes, ajo arrin që fantazinë apo konceptin e saj, ta realizojë në këtë lokal.
Në pikën ku takohen 4 kantone
Duke qenë se Murten-i gjendet në mes të 4 kantoneve (Bernë, Fribourg, Vaud dhe Neuchatel), Ganimetja, mendon se i është dashur të përcaktohet për këtë lokacion, duke pasur parasysh lidhjet me pjesët e tjera. Shto pastaj këtu edhe multikulturalizmin e banorëve të kësaj zone, pasi ajo mendon të ofrojë zgjidhje për banorët me kultura të ndryshme.
E për këtë shkak, asaj i është dashur që edhe përzgjedhjen e veshjeve ta bëjë nga shtete të ndryshme si: Italia, Anglia, Turqia, apo Spanja, për të dhënë një mundësi më të madhe të zgjedhjes.
Përderisa kur jemi tek emri i shtëpisë së modës „Stina&Jon“, e që në këtë rast janë djali dhe vajza binjake të Ganimetes, ajo fillimisht nuk ishte dakord që të lidhte jetën e saj private me atë profesionale. Por duke qenë se binjakët e saj që përfaqësonin dualizmin gjinor, ky ishte emri më i përshtatshëm për t`i dhënë kuptim një lokali ku gjenden veshje dasmash për të dy gjinitë. Përderisa ianugurimi, kishte koinciduar pikërisht në ditën kur binjakët mbushnin 5 vite.
Edhe të moshuarat mund të gjejnë veten te „Stina & Jon“
Ndër shërbimet tjera që mund t`i bëjnë klientët tek „Stina & Jon“, aty ofrohen edhe komplet paketa, ku pos veshjes, ofrohen edhe rregullimi i flokëve si dhe grimi për natën solemne, që bëhen nga profesionistet e kësaj fushe. Por duke mos i lënë anash edhe të tjerat. Ashtu sikur Zonja Ritz, veshje solemne aty mund të gjejnë edhe gratë e moshuara.
Përderisa mysafirët shikonin produket e shumta, ata shërbeheshin edhe me një koktej të përgatitur mirë, me pije të ndryshme. Ndërsa një artiste me anë tingujve që lëshonte nga harfa e saj, madhështonte ceremoninë inauguruese.
Ndërkohë takojmë edhe Merveten dhe Era-n, që dukeshin si shoqe, e në fakt ishin nënë e bijë. Gjatë bisedës me to kuptojmë se arsyeja e vizitës ishte pikërisht Era, e cila gjatë këtij viti do të kishte ceremoninë e dasmës, mirëpo siç edhe mund të shihej nga reagimi gjatë shëtitjes në galerinë e veshjeve, fustani i saj i nusërisë do të mbajë vulën e „Stina & Jon“.
Emri „Stina&Jon“, me shumë kuptime
Emri „Stina&Jon“, përbëhet nga emrat e djalit dhe vajzës binjake të Ganimetes. Ajo fillimisht nuk ishte dakord që të lidhte jetën e saj private me atë profesionale. Por duke qenë se binjakët e saj që përfaqësonin dualizmin gjinor, ky ishte emri më i përshtatshëm për t`i dhënë kuptim një lokali ku gjenden veshje dasmash për të dy gjinitë. Përderisa ianugurimi, kishte koinciduar pikërisht në ditën kur binjakët mbushnin 5 vite.
Disa shërbime në një vend
Ndër shërbimet tjera që mund t`i bëjnë klientët tek „Stina & Jon“, aty ofrohen edhe komplet paketa, ku pos veshjes, ofrohen edhe rregullimi i flokëve si dhe grimi për natën solemne, që bëhen nga profesionistet e kësaj fushe.
/publireportazh/
Profili i kompanisë
- Adresa: Bernstrasse 13, CH-3280 Murten
- Tel: 026 670 47 62
- E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor