Integrimi

Pritje për ambasadorin Elezi në përfundim të misionit

Me 9 nëntor 2013, Ambasada e Kosovës ka organizuar një pritje për nder te Ambasadori të Shqipërisë, Mehmet Elezi, i cili përfundon këtyre ditëve mandatin e tij në Zvicër

Ne mesin e bashkatdhetarëve të pranishëm ishin të përfaqësues të ndryshëm të shoqatave shqiptare në Zvicër, afaristë të suksesshëm, aktivistë dhe studentë.

Para të pranishmeve, Ambasadori Malaj falënderoj  diplomatin nga Shqipëria për bashkëpunimin e ngushtë të treguar gjatë mandatit të tij, dhe ka theksuar  vendosmërinë e tij për te lobuar për Kosovën në të gjitha qarqet diplomatike të të gjitha niveleve.

“Po ashtu përmendi edhe mobilizimin e tij për te kundërshtuar akuzat e përmendura në raportin e Dick Marty”, thuhet në një njoftim të Ambasadës së Kosovës në Bernë.

“Para të pranishme është shprehur deputetja e kantonit te Luzernit, Ylfete Fanaj,  Drejtori i ISEAL (Instituti për Studime Shqiptare) Driton Kajtazi , si dhe gazetari Rexhep Rifati, të cila rikujtuan mbështetjen e Ambasadorit për avancimin e shoqërisë shqiptare në Zvicër, kontributin e tij për integrimin e komunitetit shqiptar, si dhe roli e tij për promovimin e kulturës dhe gjuhës shqipe në shtetin në të cilin ai e ka përfaqësuar Shqipërinë”, thuhet më tej në njoftim.

Ambasadori Elezi, duke falënderuar te pranishmit, përmendi që ka qenë me fat që ka ushtruar detyrën e ambasadorit në Zvicër, dhe që ndihet krenar për diasporën shqiptare në këtë shtet, për suksesin e saj dhe për perspektivat e saj në të ardhmen.