Kosova
“Kosova duhet t’i kërkojë falje ambasadorit”
Shkrimtari e publicisti Veton Surroi, në një postim në Facebook është deklaruar kundër një ministri të Qeverisë së Kosovës, i cili ka kërkuar largimin e ambasadorit të Zvicrës nga vendi.
Ambasadori zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka deklaruar se Zvicra paguan për ujësjellësit në Kosovë, pasi paratë e saj zhvaten e vidhen, duke paguar veteranët e rrejshëm, përcjell albinfo.ch.
Pas deklaratës së tij reaguan Nasim Haradinaj dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, madje, ky i fundit kërkoi që ai të largohet.
Ky është postimi i Surroit:
Ministri i Jashtëm i Kosovës duhet t’i kërkojë ndjesë ambasadorit zviceran në Kosovë, në emër të qytetarëve të vendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Deklarimi i një ministri të Qeverisë për largimin e ambasadorit është kundër marrëdhënieve të veçanta që ka Republika e Kosovës me Konfederatën Zvicerane dhe respektit e falënderimit që kanë qytetarët e Kosovës ndaj këtij vendi.
Deklarimi i ambasadorit Jean Humbert Lebet përshkroi formulën e thjeshtë të realitetit të hidhur të këtij vendi: taksapaguesi zviceran duhet të paguajë ujësjellës në Kosovë, ngase paratë e taksapaguesit kosovar zhvaten e vidhen.
Në traditën e këtij vendi dhe populli, fjalëve të mikut nuk u jepet përgjigjja duke ia treguar derën e daljes, por duke e ftuar që të bisedohet shtruar në ballë të oxhakut.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Banorëve të Brienz u propozohet të zhvendos në Tiefencastel Banorët e Brienz janë shumë të shqetësuar se ku do të jetojnë në vitet e ardhshme....
-
Zvicra mbështet Maqedoninë e Veriut me tre milionë franga për menaxhimin e mbetjeve të ngurta
-
Reshjet e borës bllokuan disa qytete të mëdha, kjo është situata
-
Zvicër: Si pasojë e borës, transporti publik ka ndërprerje në shumë qytete
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë