Kosova
Mërgimtarët nga Gjermania dhe Zvicra dërgojnë më së shumti në Kosovë
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se remitencat që pranohen në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 39.9 përkatësisht 21.3 përqind e gjithsej remitencave.
“Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 6.5 përqind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë. Llogaria financiare në TM4 2018 shënoi bilanc prej -149.7 milionë euro (-70.6 milionë euro në TM4 2017)”, thuhet në raportin e BQK-së.
Sipas BQK-së, detyrimet, por edhe asetet shënuan nivel dukshëm më të ulët krahasuar me TM4 2017. Detyrimet shënuan vlerën prej 21.3 milionë euro apo 76.9 përqind më pak krahasuar me TM4 2017, ndërsa asetet shënuan vlerën prej -128.4 milionë euro (21.8 milionë euro në TM4 2017), raporton RTKlive.
Në kuadër të detyrimeve, kategori kryesore është ajo e IHD-ve, e cila arriti vlerën prej 61.9 milionë euro duke shënuar rritje prej 46.4 përqind krahasuar me TM4 2017. Në kuadër të strukturës së IHD-ve, kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 57.8 milionë euro dhe shënoj rritje prej 68.8 përqind, ndërsa IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerë prej 4.1 milionë euro që është përgjysmë më pak krahasuar me TM4 2017, përcjell albinfo.ch.
“Niveli më i lartë i IHD-ve u shënua në sektorin e patundshmërisë (40.7 milionë euro), mirëpo krahasuar me TM4 2017 kishte rënie për 9.0 përqind. Sektori i dytë për nga rëndësia ishte ai i shërbimeve financiare ku niveli i IHD-ve ishte 19.5 milionë euro apo 1.1 përqind më shumë krahasuar me TM4 2017. Sa i përket origjinës së IHD-ve, Gjermania paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD në TM4 2018 (20.8 milionë euro), pasuar nga Zvicra me 18.8 milionë euro, Shqipëria me 10.7 milionë euro, etj”, thuhet në raportin e BQK-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?