Kinema

Filmi “Nëntori i ftohtë”, edhe në Gjermani

Filmi “Nëntori i ftohtë”, i regjisorit Ismet Sijarina, tani do të ketë premierë edhe në Gjermani.
Nga 15 deri 17 prilli filmi do të ketë premierë gjermane në festivalin prestigjioz “goEast” në Wiesbaden.

Filmi flet për një aktivist, i cili në vitet e 90-ta punon si arkivist në një ndërmarrje në Kosovë dhe duhet që të zgjedhë mes dy opsioneve që i ofrohen, atë që ta lërë punën dhe të ketë probleme për të mbikëqyr familjen dhe të vazhdojë punën dhe të marrë imazh të keq nga shqiptarët.

Ky film mori edhe çmimin e audiencës në Zurich Film Festival.

Rolet e këtij filmi i luajnë: Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli.
Skenari është shkruar nga Arian Krasniqi e Ismet Sijarina.