Shqipëria
Rekord me remitencat
Sipas të dhënave, ky është niveli më i lartë që prej vitit 2012, kur remitencat prekën shifrën e 676 milionë eurove
Viti 2018 ka shënuar një ‘boom’ përsa u përket parave që emigrantët sjellin në Shqipëri.
Banka e Shqipërisë raporton se shifra e të ardhurave në këtë sektor ka shkuar në 670 milionë euro, më e larta që prej vitit 2012.
Rritja e numrit të shqiptarëve që u drejtohen vendeve të Bashkimit Evropian për të emigruar është shoqëruar me një tkurrje të popullsisë, por dhe me rritjen e të ardhurave, raporton “RTV Ora”.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë 2018-ës në vend kanë hyrë rreth 670 milionë euro vetëm nga emigrantët, duke shënuar një rritje me 5.3 për qind krahasuar më një vit më parë, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave, ky është niveli më i lartë që prej vitit 2012, kur remitencat prekën shifrën e 676 milionë eurove.
Viti 2013 ka shënuar uljen e prurjeve në 545 milionë euro, çka përkon dhe me uljen e kërkesave për emigrim dhe për azil në vendet e Unionit, SHBA apo në shtete të tjera.
Sipas projeksionit të INSTAT, deri në vitin 2031 Shqipëria do të vazhdojë të vuajë nga tkurrja e popullsisë, duke arritur në 2 milionë e 745 mijë e 996 banorë.
Ndërsa studimet e Bankës Botërore parashikojnë një ulje edhe më të ndjeshme. Kjo, si për shkak të kërkesave për t’u larguar nga Shqipëria, por dhe prej lindjeve të ulëta.
Vetëm në një vit regjistrohen nga 15 mijë deri në 30 mijë shqiptarë që largohen nga vendi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











