Integrimi

Pesëshja shqiptare e Zvicrës kundër Koresë së Jugut

Xherdan Shaqiri devinitivisht nuk do të udhtojë për në Korenë e Jugut për të luajtur në ndeshjen miqësore që do të zhvillohet më 15 nëntor

Në listën që e ka bërë publike të premtën selektori i kombëtares zvicerane, Ottmar Hitzfeld, nuk figuron emri i mesfushorit të Bayernit, Xherdan Shaqiri.

Lëndimi në ndeshjen me Shqipërinë e ka lënë Shaqirin jashtë loje edhe në ndeshjen e radhës së Zvicrës kundër Koresë së Jugut.

Ekipi zviceran që do të udhëtojë drejt Koresë së Jugut bashkë me pesëshen shqiptare: Valon Behrami, Blerim Xhemaili (të dy luajnë për Napolin), Pajtim kasapi (Fulham), Granit Xhaka (Borussia Mönchengladbach) dhe Admir Mehmedi (Freiburg).

Për ekipin e kombëtares  zvicerane  kjo është ndeshja e parë në Azi që nga shkurti 2005.

Në atë kohë ata fituan me Kobi Kuhn në Dubai kundër Emirateve të Bashkuara Arabe .

Koreja e Jugut është lojë testi që do të mbahet me ftesë të aziatikëve .

Për trajnerin Hitzfeld është hap i parë për Zvicrën drejt Kampionatit  Botëror .

“Është një test stresi për ekipin tim . Udhëtim i gjatë , klimë tjetër . Loja është e vështirë. Megjithatë Koreja e Jugut është një përvojë e mirë . “, thotë Hitzfled.