Shkurt.ch
Prindërit e Iljasit: Vrasja nuk është bërë nga motive raciste
Në bisedë me ta, prindërit e viktimës më thanë se ata nuk kishin pasur kurrë probleme me askënd dhe për këtë arsye duhet përjashtuar që vrasja të ketë qenë ndonjë akt i hakmarrjes
Familja e pikëlluar e Iliasit 7 vjeçar, të vrarë të enjten e kaluar në Basel, përjashton mundësinë që vrasja e birit të tyre të ketë pasur motiv racist. Sipas familjarëve, djali kishte pasur fatin e keq të qëllonte “në vendin e gabuar në kohë të gabuar, shkruan 20minuten.ch
“Duke qenë se vogëlushi, kishte pasur nënshtetësi kosovare, ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka urdhëruar Konsullatën Kosovare në Cyrih që të mbështesë familjen. Kështu, zëvendësshefi i Konsullatës së Kosovës në Cyrih, Visar Rrecaj ka vizituar familjen të premten në Bazel”, transmeton albinfo.ch.
“Edhe pse në momentet e pikëllimit më të thellë, familja megjithatë më ka pritur. Krahas prindërve aty kishte edhe shumë pjesëtarë tjerë të familjes, të ardhur për t`i mbështetur.
Në bisedë me ta, prindërit e viktimës më thanë se ata nuk kishin pasur kurrë probleme me askënd dhe për këtë arsye duhet përjashtuar që vrasja të ketë qenë ndonjë akt i hakmarrjes, përcjell albinfo.ch. Ata kanë përjashtuar po ashtu edhe ndonjë motiv me sfond racist. Për familjen është e sigurt: djali i tyre, thjesht, ka qëlluar në kohë të gabuar në vend të gabuar”.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme