Tematike
Grumbullohen para për të ndihmuar familjen e Iliasit të ndjerë
Eduardi thotë se ka pritur ta shihte në facebook ndonjë iniciativë te kësaj natyre, por pasi që nuk ka parë diçka të tillë, ai ka vendosur që ta inicionte një fushatë “Gofundme” për grumbullimin e mjeteve...
Vrasja mizore e vogëlushit shqiptar, Iliasit ka tronditur të gjithë në Zvicër. Si shenjë solidarizimi me viktimën dhe familjen e tij, bshumë qytetarë të Zvicrës duan të ndihmojnë materialisht familjen e të ndjerit. Njëri prej tyre është Eduardi 27 vjeçar nga Lucerni, shkruan 20minuten.ch.
“Sikur e gjithë Zvicra edhe unë jam shokuar nga kjo tragjedi. Edhepse unë vetë nuk kam fëmijë, nuk dua as të imagjinoj se si ndihet dikush që e humbet fëmijën e vet në këtë mënyrë”, thotë ai. Por Eduardi e di nga përvoja e tij se si në raste vdekjeje familja e goditur, shumë shpejt ballafaqohet me shpenzime prej disa mijëra frangave, transmeton albinfo.ch. Aty bien shpenzimet për fluturimet në vendlindje, për varrimin dhe për ceremoninë mortore.
Eduardi thotë se ka pritur ta shihte në facebook ndonjë iniciativë te kësaj natyre, por pasi që nuk ka parë diçka të tillë, ai ka vendosur që ta inicionte një fushatë “Gofundme” për grumbullimin e mjeteve. “Së pari atë e kam ndarë me pjesëtarët e familjes, dhe të hollat e para kanë ardhur pikërisht prej tyre. Pastaj e kam ndarë fushatën në grupe të ndryshme”. Ai thotë se ka dëshiruar që fushatën ta niste në mënyrë anonime por platforma në fjalë nuk e lejon një gjë të tillë.
Deri në pasditen e të dielës ishiun mbledhur më shumë se 2400 franga ndërsa synimi është që të grumbullohen 20.000 franga, transmeton albinfo.ch. “Por edhe nëse janë më pak, nuk është keq. Rëndësi ka që prindërit të kenë dicçka. Paratë do t`i derdh drejtpërdrejt në konton e prindërve”, thotë Eduardi.
KF Dardania Basel grumbullon mbi 5.000 franga brenda dy orëve
Po ashtu edhe Klubi Futbollistik “Dardania” i Bazelit ka bërë grumbullim mjetesh për familjen e të ndjerit. Në faqen e facebookut të këtij klubi veç tjerash mund të lexohet: “Falënderojmë lojtarët, familjet e tyre, miqtüe dhe anüetarët e kryesisë, të cilët dje, përmes një iniciative të nisur nga lojtarët, brenda dy orëve grumbulluan më shumë se 5000 franga , për të zbutur paksa dhembjen e familjes, përcjell albinfo.ch Anëtarët e klubit ishin edhe në marshin e zisë që u mbajt të shtunën në Bazel.
Jetmira Avdili, një aktiviste humanitare nga Solothurni ka grumbulluar po ashtu ndihma. “Gjithsej janë mbledhur rreth 1500 franga”. Ajo do të vazhdojë të ndihmojë familjen, jo vetëm financiarisht por duke i qëndruar pranë.
Familja nuk ka llogaritur për një ndihmë të tillë financiare. Ndërsa Jetmira Avdili thotë: “Familja është shumë e befasuar dhe falënderon nga zemra”.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme