Integrimi
5 kandidatë shqiptarë mbeten jashtë Parlamentit të Kantonit të Cyrihut

Në zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, që janë mbajtur sot, më 24 mars, kanë kandiduar gjashtë politikanë të rinj me rrënjë shqiptare.
Përveç Qëndresa Sadriut nga SP, e cila ka fituar një vend në këtë parlament, në garë kanë qenë edhe pesë shqiptarozviceranë të tjerë. Votat për ta, mjerisht nuk kanë mjaftuar për të zënë vend në parlamentin e këtij kantoni, shkruan albinfo.ch.
Albane Selimi, FDP
Bëhet fjalë për 3 kandidatë/e nga FDP-ja: Arbela Statovci, e cila ka fituar 3442 vota, Ylli Doko 3414 dhe Albane Selimi, e cila ka fituar 3881 vota.
Ylli Doko, FDP
Ndërsa për SP përveç Qëndresa Sadriut ka garuar edhe Rixhil Agushi nga Schliereni, shkruan albinfo.ch Ajo ka fituar 2127 vota. Është tashmë asambleiste në komunën e saj, në Schlieren, qytet i vogël ngjitur me qytetin e Cyrihut.
Rixhil Agushi, SP
Për SVP-në ka kandiduar Mentor Desku, i cili jeton në Winterthur të Kantonit të Cyrihut. Ai ka fituar 4214 vota.
Mentor Desku, SVP
Për Arbela Statovcin, Ylli Dokon dhe Albane Selimin kjo ka qenë gara e parë. Pra ata nuk kanë kandiduar deri tash për nivele komunale ose të tjera. Mentor Desku ka kandiduar edhe në zgjedhjet e kaluara por pa sukses.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë Familja kosovare që u kthye në Kosovë pas disa vitesh qëndrimi në Gjenevë...
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
Jeta në Zvicër
-
Lista e aeroporteve më të mira në planet për vitin 2025, ja kush kryeson 20 aeroportet më të mira në botë ...
-
Uji i pijshëm rreth EuroAeroportit, i ndotur dhe i kontaminuar
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë
-
Çfarë mbulon sigurimi shëndetësor në Zvicër për kujdesin ndaj shëndetit mendor?
-
Rregullimi i platformave online në Zvicër shtyhet sërish – kritika për vonesën