Kuriozitete
Piloti përkujdeset për ariun, si të jetë një kafshë shtëpiake
Punëtori i aeroportit të vogël “Oreshkovo” në rajonin Kaluga të Rusisë, rreth 200 kilometra në jugperëndim të Moskës, ka një kafshë të veçantë që e mban në një kafaz. Ai kujdeset për Mansurin – ariun e murrmë trevjeçar.
Shumë prej pilotëve dhe inxhinierëve kujdesen për rritjen e Mansurit, por piloti Andrei Ivanov është i vetmi që mund të hyjë në kafaz dhe të luajë me ariun për orë të tëra, pa ia shkaktuar as edhe një të gërvishur. Ariu trevjeçar tani peshon 250 kilogramë.
Çelësi i një lidhjeje të mirë mes njeriut dhe ariut është komunikimi i thjeshtë, thotë Ivanov që gjatë këtyre tre vjetëve është bërë si një baba për ariun Mansur.
Mansur u gjet në vitin 2016 në pistën ajrore të Tverit. Asnjëherë nuk janë gjetur gjurmë të prindërve të tij. Këlyshi nuk kishte shanse të mbijetonte në natyrën e egër, prandaj pilotët vendosën të kujdeseshin për të, duke u këshilluar edhe nga veterinarët e rajonit.
“Ishte braktisur në një pistë ajrore kur ishte vetëm këlysh. Atëherë ishte një muaj e gjysmë ose dy, sepse arinjtë zakonisht lindin në janar ose në fund të shkurtit. Ishte më i vogël se një mace”, thotë Ivanov që së bashku me kolegët e tij shpenzon mesatarisht 30 deri në 50 mijë rubla, ose 470 deri në 700 dollarë për përkujdesjen e Mansurit.
Pilotët hapën një faqe të internetit, përmes së cilës kërkuan donacione për rritjen e ariut Mansur. Brenda tre vjetësh kanë mbledhur tre milionë rubla, ose 46 mijë dollarë.
Ariu është bërë i famshëm në këtë pjesë të Kalugas, pasi banorët shkojnë deri në afërsi të aeroportit dhe e ushqejnë. Si çdo ari tjetër, Mansuri e ka pikë të dobët mjaltin. Si mënyrë më të sigurt për ta ushqyer me mjaltë, banorët lyejnë grilat e kafazit.
Përveç mjaltës, Mansurit ia ka ënda mollët dhe portokajtë. “E mora vesh që nuk ha mish, është vegjetarian. Mendoj se këtu është shumë i lumtur, ndoshta mendon se ai është i lirë, ndërsa ne jemi në kafaz”, thotë banorja Tatyana.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane Qytetarët zviceranë ndoshta do të duhet të votojnë përsëri për propozimet për të futur një identitet...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?