Lajme
Marrëveshja hyn në fuqi, pas miratimit nga Parlamenti i Zvicrës
Albinfo.ch merr vesh se vetëm pasi që të miratohet nga të dy dhomat e Parlamentit, marrëveshja do të jetë e plotfuqishme. Trajtimi i saj në Parlament, gjatë vitit që vjen
Riaktualizim
Pyetjes së albinfo.ch lidhur me kohën kur hyn në fuqi marrëveshja e nënshkruar sot, Zyra Federale për Polici e Zvicrës i është përgjigjur se kjo kërkon një kohë të caktuar procedurale.
“Marrëveshja hyn në fuqi pasi që të miratohet nga të dy dhomat e Parlamentit (Dhoma Nacionale dhe ajo e kantoneve) dhe pas kalimit të afatit të caktuar për referendum.
Trajtimi i çështjes në parlament pritet të bëhet gjatë vitit që vjen”, përfundon Alexander rechtsteiner, i ngarkuar për informim në Zyrën Federale të policisë.
——-
Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe Jean-Luc Vez, drejtor i Zyrës Federale të Policisë së Zvicrës, kanë nënshkruar të mërkurën në Prishtinë, një marrëveshje policore bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Federal Zviceran.
Kjo marrëveshje, siç u tha ne ceremoninë e nënshkrimit, u mundëson palëve mbajtjen e trajnimeve policore në fusha të ndryshme.
Ministri Bajram Rexhepi tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje fuqizohet bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, kundër trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit me armë, substanca narkotike etj.
“Përveç bashkëpunimit policor do të ketë bashkëpunim në mes të doganave, njësive të inteligjencës financiare dhe në luftën kundër krimit kibernetikë si dhe formave të tjera të kriminalitetit”, tha ministri Rexhepi
Ndërsa drejtori gjeneral i Zyrës Federale të Policisë së Zvicrës, Jean-Luc Vez, tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje do të arrihen rezultate më të mira në luftën kundër krimit të organizuar.
“Si për Zvicrën, ashtu edhe për Kosovën, lufta kundër krimit ka një rëndësi të veçantë. Disa forma të kriminalitetit, siç është krimi kibernetikë, që duhet me një forcë të veçantë të luftohen. Ka edhe forme të tjera të kriminalitetit tradicional, të cilat duhet të luftohen rrënjësisht”, deklaroi ai.
Jean-Luc Vez, tha se për Zvicrën nuk është e rëndësishme të luftohet krimi vetëm në vendet të destinimit, por edhe ne ato vende ku e kanë burimin këto forma të kriminalitetit dhe vendet nëpër të cilat kalojnë.
Ndërsa në një komunikatë të lëshuar nga Zyra Federale e Policisë së Zvicrës, thuhet veç tjerash se në takim është thënë se kjo marrëveshje lehtëson edhe punën e atasheut policor të angazhuar në Ambasadën Zvicerane në Prishtinë, i cili punon atje që nga viti 2008. Atasheu në fjalë është person kontakti për çështjet që kanë të bëjnë me ndjekjen e kriminalitetit në mes të Zvicrës dhe Kosovës dhe mbështet autoritetet kosovare në këtëe fushë.
Po ashtu Zyra Federale e Policisë thekson në komunikatë se marrëveshje të ngjashme Zvicra ka lidhur me shtetet tjera të regjionit si me Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?