Të tjera
Mike Trout me marrëveshjen më të shtrenjtë në histori të sportit
Trout do të fitojë 36 milionë dollarë në vit nga kontrata e re, apo tre milionë dollarë në muaj
Ylli i bejsbollit amerikan, Mike Trout dhe Los Angeles Angels janë shumë afër arritjes së një marrëveshje 12-vjeçare.
Kjo do t’i siguronte yllit të bejsbollit amerikan kontratën më të pasur në historinë e sporteve.
Ai ka kontratë deri në vitin 2020 dhe shumë skuadra të Major League Baseball (MLB) ishin vënë lë lëvizje për lojtarin më të mirë të brezit të tij. Gjithsesi, marrëveshja e re do të thotë se Trout do ta mbyllë karrierën te skuadra që e përzgjodhi atë në 2009-ën, përcjell albinfo.ch.
Trout do të fitojë 36 milionë dollarë në vit nga kontrata e re, apo tre milionë dollarë në muaj.
Trout është shpallur dy herë lojtari më i mirë i MLB-së dhe ka goditur 240 “home runs” në 1,065 ndeshje. Pavarësisht nga forma e jashtëzakonshme e tij, Angels nuk kanë pasur shumë sukses viteve të fundit, duke arritur fazën “play-off” vetëm një herë në nëntë sezonet e fundit
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha