Tematike
Zvicra pranon të japë 1.3 miliard franga për BE-në, me disa kushte
Dhoma Nacionale ka miratuar sot në parim “Miliardin e kohezionit”. 125 vota kanë qenë në favor dhe 67 sish kundër pagesës së “Fondit të Kohezionit”
Ndonëse Dhoma Nacioanale e Parlamentit të Zvicrës e ka miratuar në parim me shumicë bindëse të ashtuquajturin “Fond të kohezionit” në raport me BE-në, lidhur me kushtet e pagesës së këtij kontributi, nevojitet ujdia në mes të dy dhomave të parlamentit. Për këtë arsye, çështja i kthehet sërish Dhomës së Kantoneve (Senatit), shkruan sda.ch.
Më parë, në sesionin dimëror senati kishte miratuar pagesën e “Miliardit të kohezionit” , me kushtin që BE-ja të heqë dorë nga masat diskrimunuese ndaj Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Dhoma në fjalë e konsideron si diskriminim faktin se Zvicrës nuk i lejohet të kalojë në mënyrë të pakufizuar ekuivalencën e bursës.
Konkretisht, Zvivra me votimin e këtij projektligji, merr detyrimin ndaj BE-së për të paguar 1.3 miliard franga gjatë 10 viteve të ardhshme, të destinuara për të rrafshuar pabarazitë ekonimike dhe sociale në mes të vendeve të vjetra dhe të reja, anëtare të BE-së, përcjell albinfo.ch. Por përveç vendeve “të reja”, nga ky fond do të përfitiojnë edhe ato vende “të vjetra” të BE-së, që janë të prekura veçanüerisht shumë nga migracioni.
Në vitin 2006 Zvicra pati votuar në referendum për miliardin e parë të kohezionit. Për miliardin e dytë nuk do të ketë votim popullor pasi që asnjë forcë politike nuk ka iniciuar referendum për këtë çështje.
“Miliardi i kohezionit” përbëhet nga disa pjesë: nga kredia bazë e kohezionit, nga kredia bazë për migracionin dhe nga kontributet vetanake të administratës federale.
Shumica e deputetëve kanë thënë se kontributi që do të paguhet, është në favor të Zvicrës, dhe është në fakt çmimi që Zvicra duhet të paguajë për të pasur qasje në tregun e përbashkët të BE-së. Nga ana tjetër, kundërshtarët e shtruan pyetjen nëse vendet lindore, anëtare të BE-së ende kanë nevojë për këtë mbështetje. Përfituesi më i madh nga paratë e këtij fondi është Polonia, një vend në të cilin po investohet me të madhe, i cili po dëshmon rritje stabile ekonomike, ka thënë Peter Keller ngaSVP.
Kundër “Miliardit të kohezionit” kanë qenë vetëm deputetët nga SVP, të cilët, përkundër mobilizimit të madh, nuk ia dolën të përfitojnë deputetë tjerë për kauzën e tyre.
Përfaqësuesit e partive: CVP, BDP, GLP, SP dhe Grüne kanë kundërshtuar kolegun e tyre nga SVP, duke thënë se është një moment i mirë për të dhënë një sinjal të shtendosjes, përkundër rezervae në raport me konventën me BE-në.
Komisioni për Politikë Shtetërore (SPK) ka kërkuar me këtë rast një ndarje ndryshe të fondit, transmeton albinfo.ch. Sipas tij, pjesës për shtetet e lindjes do t`i hiqeshin 190 milionë franga, duke mbetur shuma e përgjithshme në 857 milionë. Në të njëjtën kohë, pjesa për shtetet e prekura nga migracioni duhet të përfitijnë 380 milionë në vend të 190m milionë frangave, sa ishte propozuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?