Bota

Sulmi në Holandë, disa të plagosur

Policia konfirmoi gjithashtu në “Twitter” se helikopterë emergjencash janë ngritur në fluturim për t’iu ardhur në ndihmë të plagosurve më në nevojë

Disa persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një tramvaj, ndërsa forcat anti-terror të policisë janë vënë në ndjekje të agresorit në qytetin e Utrechtit, në Holandë.

Ka qenë policia, e cila përmes një statusi në “Twitter” rreth orës 10:45 ka shkruar:

“Një incident me të shtëna në ‘24 Octoberplein’. Disa persona raportohen të plagosur, ndërkohë që ndihma është duke iu ofruar”, njofton policia, transmeton “TCH”.

Sipas gazetarëve lokalë, dëshmitarë nga vendngjarja kanë raportuar për një person të gjendur në tramvajin që udhëtonte drejt Utrechtit, i cili kishte nxjerrë armën dhe kishte qëlluar pasagjerët pa dallim, përcjell albinfo.ch.

Yelle Tieleman, reporter, njoftoi se shërbimet e emergjencave ishin të pranishme shumë shpejt dhe në masë, duke dhënë ndihmën e parë për të plagosurit në tramvaj.

“Ende e paqartë sesa viktima ka nga ky incident. Shërbimet e emergjencës janë të pranishme në tramvaj, i cili është ndalur në 24 Octoberplein. Viktimat po dërgohen në spital për ndihmë mjekësore. Policia po kërkon agresorin, ndërkohë që një zëdhënës ka konfirmuar se ai ka mundur të arratiset”.

Policia konfirmoi gjithashtu në “Twitter” se helikopterë emergjencash janë ngritur në fluturim për t’iu ardhur në ndihmë të plagosurve më në nevojë.