Integrimi

Verërat kosovare promovohen në Panairin e Dyseldorfit

Panairi “ProWein 2019” është i hapur nga data 17 deri 19 mars 2019, shtandi i Kosovës gjendet në Hall 15 / K23

Verërat kosovare po promovohen në një ndër panairet më të mëdha ndërkombëtare për verëra “ProWein” që po mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë.

Pjesëmarrja e pesë kompanive kosovare në këtë panair, i cili këtë vit ka edicionin jubilar, viti i 25-të është organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA, përcjell albinfo.ch.

Kompanitë kosovare; Bodrumi i Vjetër, Stone Castle, Illyrian Winery, Kosova Wine, Suhareka Wine, produktet e tyre po i promovojnë para shumë blerësve, distributorëve dhe agjent shitjesh, të cilët po njoftohet për së afërmi me verërat e prodhuesve kosovarë si dhe po i degustojnë ato.

Ky panair u ofron mundësi kompanive kosovare të njihen për së afërmi me trendet e industrisë ndërkombëtare në fushën e verarisë, njëherësh të krijojnë kontakte dhe mundësi bashkëpunimi me blerës, distributor dhe agjent shitjesh ndërkombëtar.

Panairi “ProWein 2019” është i hapur nga data 17 deri 19 mars 2019, shtandi i Kosovës gjendet në Hall 15 / K23.