Shkurt.ch
Li-Fi në vend të Wi-Fi, internet nëpërmjet llambës
Shkencëtarët nga Kina kanë prodhuar një prototip për teknologjinë e re, e cila ka marrë emrin Li-Fi.
Koncepti është zhvilluar nga hulumtuesit e Universitetit Fudan në Shangai dhe do të zëvendësojë përdorimin e deritashëm të internetit me Wi -Fi.
Sipas studiuesve, duke përdorur këtë teknologji mund të pajisen katër kompjuterë me internet të “LED “llambës Li-Fi. Bëhet fjalë për qasje në internet më të shpejtë, më të lirë dhe më efikas. Shkencëtarët kanë prodhuar një prototip për teknologjinë e re, e cila ka marrë emrin Li-Fi.
Ekspertët kanë deklaruar se llamba LED me mikroçip punon edhe më mirë se një lidhje mesatare interneti wireless në Kinë. Me sinjalin që nxjerr llamba mund të lidhen katër pajisje njëherësh, duke përdorur frekuencën e dritës dhe jo radiovalët, sipas “Gizmodo”. Vetë llamba ka të përfshirë një mikroçip, që prodhon sinjalin, i cili në 150 megabit për sekondë konsiderohet më i shpejtë se çdo lidhje wi-fi në vend.
Muajin e ardhshëm shkencëtarët do të paraqesin 10 llamba të tilla dhe setin që i shoqëron në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave