Muzikë
Rona Nishliu ngrit në këmbë publikun në Vjenë
Më zërin e saj mbresëlënës dhe këngët e përzgjedhura, Rona Nishliu shkëlqeu para bashkatdhetarëve shqiptarë dhe miqve austriakë. Këngët si: “Me motivet tona”, “Moj e mira të pojata”, “Baresha” e të tjera, bën që këngëtarja Nishliu të merr duartrokitje frenetike nga të pranishmit dhe ngriti në këmbë publikun në sallë
Çdokush që ka ndjekur “Eurovision Song Contest 2012” në Baku, e njeh Rona Nishliun tashmë. Si përfaqësuese e Shqipërisë, këngëtarja mitrovicase zuri vendin e pestë me zërin e saj mbresëlënës dhe vazhdon të mbetet ende si këngëtarja me e suksesshme shqiptare në “Eurovizion”, shkruan albinfo.ch.
Ndonëse koncertet e këngëtares Nishliu nuk janë shumë prezentë në media, ajo së bashku më grupin e saj janë shumë të angazhuar duke sjell para publikut këngët e kuartetit “Me motivet tona”.
Angazhimet e Ronës, kishin bërë që koncerti i paraparë për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës që do mbahej në Vjenë të Austrisë, të shtyhet për disa javë, megjithatë, edhe durimi ia vlejti.
Salla e bukur “Vindobona” në Vjenë të Austrisë, të premten në mbrëmje ishte e vogël për të zënë të gjithë të interesuarit që kishin dëshirë të shijojnë këngët dhe zërin e këngëtares Nishliu, shkruan tutje albinfo.ch.
Koncerti ishte organizuar nga Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Vjenë në mbështetje të Ambasadës së Kosovës në Austri si dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës.
Para fillimit të koncertit me disa fjalë përshëndetëse folën Ambasadori i Kosovës në Austri, Sami Ukelli, përfaqësuesi nga Ministria e Diasporës, Muhamet Selmani si dhe kryetari i Këshillit Koordinues, Ermal Vejsa. Të pranishëm ishin edhe Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, si dhe kryetarë dhe përfaqësues të shoqatave dhe bizneseve shqiptare në Austri.
E kur tingujt e këngës “Me motivet tona” filluan të dëgjohen, në skenë u shfaq ajo që të gjithë e prisnin, këngëtarja Rona Nishliu.
Më zërin e saj mbresëlënës dhe këngët e përzgjedhura, Rona shkëlqeu para bashkatdhetarëve shqiptarë dhe miqve austriakë. Këngët si: “Me motivet tona”, “Moj e mira të pojata”, “Baresha” e të tjera, bën që këngëtarja Nishliu të merr duartrokitje frenetike nga të pranishmit dhe ngriti në këmbë publikun në sallë.
Për afro dy orë, Rona bashkë me anëtarët e grupit: Edon Ramadani, Kiril Tufekchievski dhe Nesim Maxhun performuan ‘live’ këngët etno jazz të kuartetit, këngë tradicionale të riaranzhuara nga të gjitha rajonet e banuara nga shqiptarë në Ballkan dhe Mesdhe, si dhe një këngë origjinale.
Duke qenë se Vjena njihet si vend i kulturës dhe i muzikës, edhe shumë organizatorë të manifestimeve shqiptare, e sidomos Këshilli Koordinues mundohen gjithnjë të sjellin para bashkatdhetarëve dhe miqve austriakë, vlerat tona kulturore.
Foto: Vinçenc Palushaj
E-Diaspora
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për partneritet të fuqishëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, ku ishte i ftuar...
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur