Autotech

Rrjetet sociale po vëzhgohen pas transmetimeve të sulmeve në Zelandën e Re

Gjigantët e rrjeteve sociale si Facebook, Twitter dhe Google janë vëzhguar sot për shkak të përmbajtjeve ekstremiste në platformat e tyre pasi pamjet nga sulmi në një xhami në Zelandën e Re ishin duke u transmetuar drejtpërdrejtë dhe janë shpërndarë shumë në internet.

Pamjet nga sulmi në dy xhamitë, që la 49 të vdekur, ishte duke u transmetuar drejtpërdrejtë në Facebook dhe pastaj është rishpërndarë nga përdoruesit edhe në platforma të tjera.

Pas këtyre pamjeve, Faceboko, Twitter dhe YouTube të gjithë kanë thënë se po ndërmarrin hapa për të fshirë këto pamjet trishtuese, shkruan India Today.

“Policia na njoftoi për një video në Facebook pak pasi transmetimi ka filluar dhe ne menjëherë i kemi larguar të dy llogaritë e sulmuesit në video”, ka shkruar Facebook në Twitter, transmeton Koha.net, përcjell Albinfo.ch.

“Po ashtu, jemi duke larguar çdo lëvdatë apo mbështetje për këtë krim, si dhe sulmuesit në momentin kur njoftohemi”.

Në anën tjetër, Twitteri tha se ka pasur “proceset rigoroze dhe një ekip të përkushtuar për menaxhimin e situatave të domosdoshme dhe emergjente” siç ishte një e tillë sot. 

“Ne, po ashtu, bashkëpunojmë me zbatuesit e ligjit për të lehtësuar hetimet e tyre siç kërkohet”, ka thënë Twitter.

“Ju lutemi, dijeni se jemi duke punuar shumë për të hequr çdo pamje të dhunshme”, ka thënë YouTube.