Kuriozitete
Qëndrimi para ekranit ngadalëson zhvillimin e fëmijëve
Lejimi i një fëmije 2-3 vjeç që të kalojë shumë orë para një tableti, smartfoni apo televizori, mund të vonojë zhvillimin e aftësive themelore njohëse për gjuhën, zgjidhjen e problemeve, marrëdhëniet ndërpersonale, dhe koordinimin motorik. Një studim kanadez i bërë nga rreth 2.400 fëmijë, dhe i botuar në revistën “JAMA Pediatrics”, rihap debatin rreth numrit të orëve, dhe moshës minimale të ekspozimit të fëmijëve ndaj ekranit, si dhe efektet e atyre të më pasme në rritjen e tyre, raporton Bota.al. Studimi konstaton se sasia e kohës së kaluar para ekranit në moshën 2-3 vjeçare, ka pasoja negative në performancën njohëse, të shprehur përkatësisht nga fëmijët 3-5 vjeç.
Vetëvlerësimi
Studiuesit nga Universitetet e Vaterlosë në Kalgari, dhe Institutit të Kërkimeve Spitalore mbi Fëmijët në Alberta, pyetën nënat e fëmijëve për të analizuar kohën e harxhuar nga fëmijët e tyre para ekranit (televizor, kompjuter ose pajisje të tjera) që kishin një moshë 2, 3 dhe 5 vjeç, një moshë kjo kritike për neurozhvillimin.
Ndërkohë, nënat duhet të plotësonin pyetësorët standartë, për të vlerësuar rritjen njohëse të fëmijëve të tyre. Për shembull, ato pyeteshin nëse fëmijët e tyre e dinin se si realizonin detyrat e përcaktuara të tilla si vizatimi i formave të veçanta, imitimi i sjelljeve të caktuara ose thënia e frazave të caktuara – detyra që variojnë nga kontrolli motorik, tek aftësitë komunikuese.
Një efekt i stërzgjatur
Mesatarisht, fëmijët kalonin 17 orë në javë para ekranit kur ishin në moshën 2-vjeçare, 25 orë në moshën 3-vjeçare, dhe 11 orë në moshën 5-vjeçare, pas fillimit të shkollës. Por prirja e zbuluar nga shkencëtarët, ishte se ndërsa ata kalonin orët përpara një pajisje, kishin një rënie të rezultateve njohëse gjatë vitit, ose në 2 vitet e ardhshme.
Fëmijët që kishin qëndruar më gjatë para një ekrani në moshën 24 muajsh, dolën më keq në testet njohëse në moshën 36 muajshe, dhe një efekt i ngjashëm, është vërejtur midis 36 muajsh dhe 5 vjeç (60 muaj).
Sa rëndësi ka kjo?
Gjithsesi, kjo lidhje është e kufizuar:më pak se 1 përqind e ndryshueshmërisë në rezultatet e testimit të neurozhvillimit. Në praktikë, faktorët e tjerë si cilësia e mirë e gjumit, ose fakti se sa shpesh i lexoni fëmijës, apo nëse nëna ka një natyrë pozitive, do të kishte një ndikim shumë më të madh në rritjen e fëmijëve.
Shpjegime të mundshme
Kur një fëmijë stacionohet përballë një ekrani (sidomos me përmbajtje të një cilësie e ulët), e humbet mundësinë për të ushtruar inteligjencën e tij në detyra që janë më të dobishme për rritjen:ai nuk vrapon, nuk luan, nuk ka ndërveprime të drejtpërdrejta me familjen ose miqtë. Prandaj nuk është e qartë nëse ekrani është “fajtori” i drejtpërdrejtë apo nëse peshojnë edhe faktorë të tjerë, siç është mënyra e organizimit të kohës apo edukimit të fëmijës.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane Qytetarët zviceranë ndoshta do të duhet të votojnë përsëri për propozimet për të futur një identitet...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?