Shqipëria
“Euronews”: Shqipëria, tërheqëse për turistët e huaj
"Dikur një thesar i fshehur, me male mbresëlënëse dhe plazhe mahnitëse, tani është bërë tërheqëse për shumë njerëz”, thuhet në përshkrimin që i bëhet Shqipërisë
Televizioni prestigjioz “Euronews”, në një reportazh të shkurtër mbi panairin ndërkombëtar të turizmit që po zhvillohet në Berlin, të përqendruar mbi teknologjinë dhe qëndrueshmërinë në turizëm, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe tërheqjes që përbën Shqipëria në këtë sektor.
“Teknologjia është diçka që po e përdor edhe Shqipëria për të treguar se bota e turizmit është e hapur për biznes. Ky destinacion relativisht i ri, që ndodhet në juglindje të Evropës, tërhoqi më shumë se gjashtë milionë turistë të huaj vitin e kaluar duke realizuar një rritje me 20% nga viti 2017. Dikur një thesar i fshehur, me male mbresëlënëse dhe plazhe mahnitëse, tani është bërë tërheqëse për shumë njerëz”, thuhet në përshkrimin që i bëhet Shqipërisë nga “Euronews”.
Televizioni i njohur evropian ka marrë në intervistë edhe ministrin e Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosin, i cili ndodhej në këtë panair për të promovuar Shqipërinë, transmeton “ATSH”.
“Kompanitë po kuptojnë tani se historia ka ndryshuar dhe operatorët turistikë po përdorin më shumë informatikën. Pra edhe ne po hyjmë në disa fushata të ndryshme ku po përdorim më shumë median sociale, që ndihmojnë Shqipërinë të ndryshojë imazhin e saj, gjithashtu bën të huajt të kuptojnë se Shqipëria është një vend unik që duhet të vizitohet të paktën një herë në jetë”, thotë Klosi për “Euronews” në lidhje edhe me tematikën e këtij panairi, të përqendruar mbi teknologjinë dhe qëndrueshmërinë në turizëm, përcjell albinfo.ch.
“Shqipëria është fokusuar të tërheqë turistët duke ruajtur një harmoni në mbrojtje të mjediseve të saj natyrore”, përfundon “Eruonews” prezantimin e Shqipërisë në këtë reportazh.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane