Integrimi

Blic aksion anti drogë: kapen 71 persona

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me policinë shqiptare, kosovare, boshnjake, sllovene dhe kroate.

Një operacion blic i karabinierëve në Itali ka nisur mëngjesin e të hënës për të vënë në pranga 71 persona, për të cilët Prokuroria e Antimafies në Aquila, ka lëshuar urdhër-arrestet. Operacioni është zhvilluar njëkohësisht në Itali, Shqipëri, Kosovë, Bonje-Hercegovinë.

Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjatë këtij aksioni, janë sekuestruar 2 kuintal heroinë afgane dhe 5 kuintal marijuanë, që vinte nga Ballkani, shkruan sot.com.al Ky superoperacion nga karabinierët, është koduar me emrin “Ellenika” dhe është kryer në Itali, Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje.

Në qendër të këtij operacioni nga policia italiane, ka qenë një organizatë kriminale rajonale, me degë në disa vende, anëtarët e së cilës janë përgjegjës për trafik të qindra kilogramëve heroinë dhe mariuanë, shkruan portali në fjalë.

Sipas hetuesve, hetimet janë zhvilluar në kuadër të një projekti evropian, të kriminalitetit ballkanik, me mbështetje të Europol dhe Dcsa, në bashkëpunim të ngushtë me policinë shqiptare, kosovare, boshnjake, sllovene dhe kroate.

Më shumë se dy dy kuintal heroine dhe 5 kuintal mariuanë, të sekuestruara, ishin të destinuar për një organizatë në rajonin e Abruzzo-s në Itali, ku droga do nxirrej në shitje në tregun lokal dhe për rajonet Marche dhe Puglia.