Shqipëria

Apelohen pushuesit që t’i mbajnë pastër zonat turistike

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë ka publikuar disa pamje të Parkut Kombëtar Shebenik në Jabllanicë, ku shihet në ato pamje pjesë ku pushuesit kishin lënë mbeturinat dhe një vend tjetër duke u pastruar nga një rojë mjedisore.

“Siç i mbajmë shtëpitë tona pastër, ashtu duhet të mendojmë dhe kontribuojmë të gjithë pa përjashtim për të mbajtur pastër zonat turistike, rrugët, sheshet dhe ambientin në tërësi”, thuhet në apelin e kësaj ministrie.