Integrimi
Emigrantët rumunë dhe bullgarë ia mësyjnë Britanisë
Në Britani, ekziston shqetësimi se mijëra rumunë dhe bullgarë do të vijnë në vend, në kërkim të një jete më të mirë, kur të hiqen kufizimet për punësim në fillim të vitit të ardhshëm.
Por Ministrja rumune e Punës, druhet se vendi i saj do të vuajë nga e ashtuquajtura rrjedhje e trurit.
Megjithëse Rumania është anëtarësuas në Bashkimin Evropian para gjashtë vjetësh, shumë prej qytetarëve u duket sikur trajtohen si evropianë dorës së dytë.
Rumunët dhe bullgarët e konsiderojnë veten punëtorë dhe të talentuar, me një anglishte të shkëlqyer që aktualisht kontribuojnë në ekonominë britanike.
Ligjet që kufizojnë llojet e punëve që bëjnë emigrantët nga këtu dy vende, do të lehtësohen nga fillimi i vitit të ardhshëm, në mbështetje të rregullave të Bashkimit Evropian, duke shkaktuar frikë për një rritje të ndjeshme të numrit të atyre që vijnë në Britani.
Por rumunët dhe bullgarët thonë se njoftimet se ata do të përfitojnë të gjitha fondet e asistencës sociale, kur të hiqen kufizimet janë të ekzagjeruara dhe fyese, tranmeston VOA.
Ministrja rumune e punës, Mariana Campeanu thotë se është perspektiva e rrogave më të mira që tërheq shumë vetë në vendet e BE-së dhe se disniveli mes standardit të jetesës në Evropën Perëndimore dhe Rumani, do të thotë se është e vështirë që t’i tërheqësh rumunët me nivel të lartë arsimi, që të kthehen në punët me pagë të ulët në vendin e tyre.
Para disa muajsh, mediat po ngjallnin frikë për një valë të dytë emigrantësh vitin e ardhshëm.
Rumunët e pranojnë se disa nga bashkëkombësit e tyre i kanë dhënë vendit një emër të keq, por këmbëngulin se këto janë raste të rralla.
Një raport i botuar në prill të vitit 2013 tregon se numri i rumunëve dhe bullgarëve në Britani është i ulët, por shton se është e vështirë të gjesh shifra të sakta. Sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian, të gjithë qytetarët e zonës kanë të drejtën të qarkullojnë dhe punojnë lirisht në çdo vend të bllokut.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës