Integrimi
LAPSH, një mbrëmje festive në nderim të tri datave historike
Manifestimi i është kushtuar tri datave, të cilat janë bërë pjesë e pandashme e historisë sonë: 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës, 7 Marsi - Dita e Mësuesit, 8 Marsi - Dita e Gruas dhe 11 marsi - Pranvera e -81-shit
LAPSH “Naim Frashëri” Zvicër, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike kanë organizuar në Cyrih mbrëmjen festive për nder të 17 Shkurtit-Pavarësisë së Kosovës, 7 Marsit-Dita e Mësuesit, 8 Marsi-Dita e Gruas dhe 11 marsit – Pranvera e ‘81-shit.
Në këtë mbrëmje ishin shumë mysafirë të ftuar, ndër të cilët edhe Nazane Breca, ambasadore e Republikës së Kosovës në Bernë, shkruan albinfo.ch.
Kryetari i LAPSH “Naim Frashëri” për Zvicër, Nexhat Maloku, ka folur për rëndësinë që kanë shkollat shqipe në Zvicër. “LAPSH, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike po organizojmë këtë festë për të shprehur në rend të parë mirënjohjen e thellë për punën që e udhëheqin mësueset e mësuesit në 15 kantone me mbi 1800 nxënës dhe gjithashtu për të falënderuar të gjithë atë prindër që i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe të mësimit plotësues dhe japin kontributin e tyre financiar”, është shprehur Maloku, i cili ka falënderuar edhe institucionet kosovare dhe afaristët shqiptarë në Zvicër, shkruan tutje albinfo.ch.
Së shpejti, 30 vjet të LAPSH-së
Maloku në vazhdim ka thënë se të pranishëm në tubim janë edhe z. Anell Bajra nga MDIS, Skënder Nikoliqi nga Këshillimorja ABSM në Basel, Shefqet Cakolli nga SHKA “Dardania” Winterthur, Orhan Spahiu dhe Ardian Retkoceri nga Kuvendi Shqiptar në Zvicër, dr. Naxhi Selimi nga SHLP e Schwizit, humanistja zvicerane, Annelies Schneller, etj. Gjithashtu, nga këshillat kantonalë, të pranishëm ishin: përfaqësuesit nga Kantoni i Argaut, Bernës, Friburgut, Gjenevës, Waudit, Juras, Basel Landit, Glarusit, Solothurnit dhe natyrisht nga Kantoni i Cyrihut. Në pamundësi për të ardhur, përshëndetje kanë dërguar anëtarët e nderit të LAPSh, dr.dr. Basil Schader dhe zonja e tij Erica Bauhofer-Schader, ka thënë tutje Maloku.
“Ne kemi vërtet arsye të festojmë sepse po e festojmë, përpos 17 shkurtit e 7 Marsit edhe 8 Marsin. Kjo për faktin se shumica e mësimdhënësve në LAPSH janë mësuese, andaj gëzuar 7 dhe 8 Marsin mësuese e zonja të nderuara”, u shpreh Maloku.
“LAPSH në vitin që po vjen do të festojë 30-vjetorin e aktivitetit të saj. Dhe fakti se po i mbushim gati 30 vjet tregon se jemi një institucion që nuk do të ndalet në rrugëtimin e vet”, theksoi në fund të fjalës së tij Nexhat Maloku, kryetar i LAPSH.
Ambasadorja Breca, mesazh për dërgimin e fëmijëve në shkollën shqipe
Ndërsa ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bernë, Nazane Breca, duke marrë fjalën në këtë manifestim, veç tjerash ka folur për rëndësinë e 17 Shkurtit dhe 7, 8 e 11 marsit, ditë këto që kanë zënë vend të nderit në historinë e re të shqiptarëve dhe të Kosovës. “Dita e Pavarësisë së Kosovës 17 shkurti, dita e shtetësisë sonë, është datë historike, jo vetëm për popullin e Kosovës, por për të gjithë shqiptarët. Republikën e Kosovës e kanë krijuar të gjithë shqiptarët, kudo që janë ata, bashkë me ndihmën emiqve tanë ndërkombëtare”. Me këtë rats ajo ka veçuar Zvicrën për ndihmesën e madhe që ka dhënë dhe po jep për shtendërtimin e Kosovës.
“Dita e Mësuesit, 7 Marsi, është dita e madhe për të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit. Kjo ditë të përkujton historinë e gjatë dhe krenare të rrugës së arsimimit në gjuhën shqipe. Nga kjo rrugë e ndritur del edhe obligimi i madh i mësuesve, obligim i shenjtë për edukimin e brezave të fëmijëve në gjuhën amtare dhe shkollimin e tyre. Ajo ka theksuar edhe mbështetjen që institucionet përkatëse të Kosovës i kanë dhënë mësimit plotësues jashtë vendit. Ambasadorja e Kosovës në Bernë ka dhënë këtë mesazh nga foltorja: “Unë, këtu, po e përsëris këshillën dhe thirrjen time për prindërit në Zvicër: Dërgoni fëmijët në shkollimin plotësues në gjuhën shqipe në kuadër të LAPSH-it! Gjuha shqipe është baza e ndërtimit të personalitetit të fëmijëve tuaj!”
Zonja Breca ka folur edhe për 8 Marsin, Ditën e Gruas. “8 Marsi vjen si një ditë e shënuar historike për, nënat, gratë e gjithë botës, ditë e shënuar edhe për nënat, gratë dhe motrat tona në diasporë, të cilat janë gjysma e numrit të përgjithshëm të pjesëtarëve të mërgimtarëve tanë këtu në Zvicër. Kjo ditë mund të festohet, pse jo! Por, gratë, megjithatë edhe duhet të protestojnë e luftojnë më shumë për të drejtat e tyre në familje, për të drejtat në punë, në shoqëri, në mënyrë që të jenë të barabarta në të gjitha fushat e jetës, ashtu siç bëjnë pothuajse të gjithë gratë e botës në këtë datë të rëndësishme të shoqërisë njerëzore”.
Kujtime nga Pranvera 81
Për përvjetorin e 38-të të 11 marsit ’81,”Pranverës së Kosovës”, ka folur mësuesja dhe veprimtarja e njohur, Saime Isufi. Ajo ka evokuar kujtimet nga 11 marsi i demonstratave të studentëve, të cilat u shuan me gjak nga politika e atëhershme serbe. Si pjesëmarrëse e atyxre demonstratave, znj. Isufi,m veç tjerash ka thënë: “Për një rast, kur neve na dëbuan nga konviktet e studentëve. Ndodhën arrestime, burgime, e gjithçka tjetër. Kur konvikteve tona u vinte erdh helm, ne nuk jemi ndalur. Kemi kërkuar që të liroheshin vëllezërit dhe motrat tona që ishin në burg. Ne kishim vendosur që pa u plotësuar kërkesat tona nuk do të zmbrapseshim. Pushteti mbylli Universitetin dhe na largoi një muaj më herët nga konviktetet me shpresën se do të harronim ngjarjet. E si mund të harronim gjakun e vëllezërve dhe motrave tona…”.
Respekt për punën fisnike të mësuesve në diasporë
Për rëndësinë e këtyre festave ka folur edhe Nuhi Gashi nga Ministria e Arsimit e Kosovës. “Mësuesit gjatë historisë kanë luajtur rol të madh në edukimin e brezave. Ne nga Ministria e Arsimit po mundohemi të ndihmojmë arsimin shqiptar në diasporë. Tashmë kemi edhe kurikulën për diasporë. Shpresoj që të ruhet integriteti. Kam respekt për këtë punë fisnike që bëni. Ju ftoj që të jemi së bashku në takimin e mësuesve në Prizren nga 31 korrik deri më 3 gusht”, ka thënë Gashi.
Muhamet Selmani, këshilltar politik i ministrit të Diasporës, ka folur për rolin e grave ndër breza. “T’i edukoni edhe fëmijët tuaj që të jenë edhe ata krenarë me kombin. Brezat ndër vite kanë sakrifikuar shumë. Nëna dhe motra jeni trashëgimia më e mirë dhe shembulli më i fuqishëm, si mbahet gjallë dashuria për lirinë. Mos hiqni dorë nga nënshtetësia. Mos hiqni dorë nga e kaluara juaj. Një i huaj asnjëherë nuk mund të krahasohet me vendorët. Kujtoni prejardhjen tuaj dhe vështirësitë”, deklaroi Selmani.
LAPSH zgjedh katër anëtarë nderi
Në fund, LAPSH ka zgjedhur katër anëtarë/e nderi të saj. Humanistja dhe mikesha e dëshmuar e shqiptarëve, Analies Schneler, është vlerësuar për kontributin e madh për fëmijët mërgimtarë shqiptarë gjatë periudhës së luftës; Nexhmije Nussbaumer Ibrahimi, mësuese dhe aktiviste, është zgjedhur anëtare nderi e LAPSH për kontributin e saj në arsimimin e femrave shqiptare përmes projektit “Drita”. Mësuesi i pensionuar, Hasan Spahija, u nderua për punën shumëvjeçare me nxënësit në diasporë ndërsa profesori i Shkollës së Lartë Pedagogjikë në Cyrih, dr. Naxhi Selimi, për kontributin e dhënë në përpilimin e teksteve pedagogjike për mësimin plotësues në gjuhën shqipe.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës Nëse planifikoni të udhëtoni me tren për në Gjenevë ose nga Gjeneva nesër ose të dielën,...
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës