Integrimi
Kapet banda shqiptare e drogës dhe e trafikut me qenie njerëzore
Janë arrestuar dhjetë persona, janë konfiskuar 6.5 kilogramë drogë, një makinë për përpunimin e drogës, 134 mijë euro para të gatshme dhe është gjetur një prostitutë e mitur
Në kuadrin e një operacioni në shkallë të gjerë të zhvilluar të hënën nga policia federale dhe dogana në Këln është goditur një rrjet kontrabandistësh dhe tregtarësh me drogë që vepronte në nivel ndërkombëtar. Me këtë rast janë arrestuar dhjetë persona, janë konfiskuar 6.5 kilogramë drogë, një makinë për përpunimin e drogës dhe 134 mijë euro para të gatshme.
Gjithashtu, gjatë bastisjes së kryer në 17 lokalet e dyshuara për lidhje me bandën, policia ka gjetur edhe një prostitutë të moshë së mitur, shkruan generalanzeiger.de.
Banda e goditur dyshohet të ketë kontrabanduar në Gjermani me shumicë drogë të tipit kokainë nga Amerika Jugore përmes Holandës. Krahas kësaj, bandës i ngarkohet kontrabandimi i shtetasve kryesisht shqiptarë për në Gjermani, të cilët pastaj i ka angazhuar si shitës të drogës ose në prostitucion.
Si kreu i bandës konsiderohet një shqiptar 35 vjeçar. Po ashtu edhe shumica e të akuzuarve janë shtetas shqiptarë të cilët kanë hyrë në Gjermani kryesisht me dokumente të falsifikuara.
Gjatë aksionit janë angazhuar rreth 350 policë dhe doganierë të cilët kanë bastisur një numër të madh lokalesh dhe banesash. Madje për një kohë të shkurtër është bllokuar një pjesë e lagjes së dyshuar.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës