Integrimi
Qyteti i Lucernit ua njeh të huajve të drejtën e bashkëpjesëmarrjes
Ekzekutivi ka kërkuar nga parlamenti që instrumentin e njohur të mocionit të popullit ta zgjerojë edhe te të huajt me leje të përhershme qëndrimi (vizë C)
Të huajt në qytetin e Lucernit duhet të kenë të drejtën t`i drejtohen parlamentit me kërkesa ose të mbështesin kërkesat e të tjerëve. Këshilli i qytetit (ekzekutivi) ka kërkuar nga parlamenti që instrumentin e njohur të mocionit të popullit ta zgjerojë edhe te të huajt me leje të përhershme qëndrimi (vizë C).
Mocioni në fjalë që praktikohet aktualisht në qytetin e Lucernit mundëson që 100 persona me të drejtë vote të kenë të drejtë t`i drejtohen parlamentit me ndonjë kërkesë. Veç kësaj, edhe parlamentet e fëmijëve dhe të rinjve kanë të drejtën për të bërë një postulat në Parlamentin e qytetit, shrkuan nzz.ch.
Parlamenti i qytetit në vitin 2011 pati ngarkuar qeverinë e qytetit përmes një mocioni që edhe të huajve me vizën C tu mundësojë një të drejtë bashkëpjesëmarrjeje në kuadrin e mocionit të popullit . Pikërisht këtë edhe e ka bërë qeveria duke e prezantuar të hënë (sot) të drejtë në fjalë përmes një raporti të publikuar.
Ndërkaq, në Kantonin e Lucernit nuk ekziston e drejta e të huajve për të votuar. Në mënyrë që e drejta e bashkëpjesëmarrjes për të huajt të mos bjerë në kundërshtim me të drejtën kantonale, e drejta e re nuk do të emërtohet si e drejtë e popullit por si e drejtë bashkëpjesëmarrjeje në punën e parlamentit, ashtu sikurse edhe te rasti i postulatit të parlamenteve rinore. Si rrjedhojë, Parlamenti në kuadrin e veprimit të tij duhet të organizohet ashtu që të huajve me vizë C t`ua lejojë të drejtën e paraqitjes së mocioneve.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës