Kinema

Libri “100 vjet vetmi” kthehet në seri televizive

Platforma “Netflix” ka fituar të drejtat televizive që ta kthejë në seri librin e famshëm “100 vjet vetmi”, të nobelistit kolumbian, Gabriel Garcia Marquez. 

Romani “100 vjet vetmi”, i publikuar në vitin 1967, është libri më i njohur i autorit Marquez, familja e të cilit mezi lejoi shndërrimin e romanit në projekt televiziv. 

“Për herë të parë, pas më shumë se 50 vjetësh, familja e tij dha leje që romani të realizohet edhe si film”, thuhet në njoftimin e platformës Netflix. 

Djemtë e Marquezit, Rodrigo Garcia dhe Gonazalo Garcia Barcha, do të jenë producentë ekzekutivë të serisë që do të filmohet në Kolumbi. 

Gjatë jetës së tij, Marquez kishte refuzuar të shiste të drejtat për film, pasi nuk besonte se një film do ta pasqyronte krejtësisht veprën e tij.