Futboll
Përplasje në FFK mes Agim Ademit dhe djalit të Fadil Vokrrit
Vokrri ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se futbolli është më i madh se interesat personale
Djali i legjendës së futbollit, Gramoz Vokrri, ka komentuar konferencën për media të kryetarit të Federatës së Futbollit, Agim Ademi rreth shkarkimit të tij nga detyra zyrtare brenda FFK-së.
Vokrri ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se futbolli është më i madh se interesat personale, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se ka 45 ditë që nuk është pjesë e kësaj Federate, por që nuk ka dashur ta bëjë të madhe, për të mos shkaktuar turbulenca brenda Federatës së Futbollit.
Ademi ka pranuar që Gramozi nuk është pjesë e FFK-së dhe ka treguar arsyet. “Gramozi është anëtar i yni dhe është i mirëpritur në Federatë kurdo që ai e gjen veten. Këtë nuk e kemi bërë për ndonjë përvojë që e ka, por praktikisht si djalë i legjendës Vokrri, të cilin e respektojmë maksimalisht, por edhe si një djalë i ri që është rritur në Evropë, i cili mund të japë rezultat në Federatë. Ne në fund ia kemi ofruar një kontratë të re, por ai nuk ka pranuar ta nënshkruajë, për arsye të cilat ne nuk i dimë. Atij i është ofruar pozita e drejtorit për marrëdhënie me jashtë, por ka disa ditë që nuk është duke ardhur dhe nuk na ka dhënë përgjigje. Sinqerisht këto shkrime nuk është se po na bëjnë ndonjë turbulencë të madhe, por është keq edhe për futbollin dhe për personalitetet të cilat përmendet, ngase ekziston një kod i etikës, që duhet respektuar si nga mediet ashtu edhe nga ne”, ka nënvizuar presidenti Ademi.
Ademi ka kontaktuar edhe akuzat e Llapit se ka ndihmuar Prishtinën me 38 mijë euro. Ajo shuma, 38 mijë euro, nuk qëndron dhe nuk ka qëndruar. Prandaj, jemi me të gjithë Komitetin këtu për ta sqaruar se ajo nuk qëndron. Klubet marrin vetëm ato para që u takojnë nga Federata e Futbollit, asnjë cent më shumë, përveç atyre që u takojnë. Ne do t’u ndihmojnë të gjitha klubeve aq sa kemi mundësi”, ka thënë Ademi.
“Superliga i ka pagesat e të drejtës televizive, që i transmeton ndeshjet, që i kanë të rregullta, si dhe i kanë paratë e sponsorit IPKO. Secili klub i merr në baza të barabarta. Të gjithat pagesat do të verifikohen sepse të gjitha bëhen përmes bankës.
Kontratat me Digitalbin, çdo klub i ka nënshkruar në fillim të sezonit. Ne nuk kemi ndikim aty, por ne jemi për t’iu ndihmuar. Për këtë arsye, kur klubet kanë nevojë t’i marrin këto para më herët, ne ua japim më herët, siç ka ndodhur me 7 apo 8 klube këtë sezon, si Llapin.
Edhe klubet të cilat shkojnë në garat e UEFA-s, Europa League dhe Ligën e Kampionëve, ne ua japim paratë më herët për t’iu ndihmuar. Ndërsa 8 mijë euro i janë dhënë Prishtinës për akademinë e futbollit. Kjo shumë i jepet të gjitha klubeve dhe është projekt i UEFA-s”, ka sqaruar Ademi.
Reagimi i Plotë i djalit të Fadil Vokrrit:
Të nderuar miq, dashamirë dhe sportdashës,
Fillimisht, jam jashtëzakonisht i befasuar me mbajtjen e një konferencë për media rreth shkarkimit tim. Besoj fuqishëm që interesi i futbollit kosovar është më i madh sesa interesat personale duke përfshi edhe vetën në këtë parim.
Ka mbi 45 ditë që nuk jam pjesë e strukturave të FFK-së pas një periudhe 6 mujore pa kontratë e as pozitë… Unë kam heshtur.
Largimin tim nga Federata e Futbollit të Kosovës nuk e kam bërë publik për opinion, sepse nuk kam dashur që në FFK të këtë turbulencë, por kam dashur ta ruaj autoritetin, integritetin dhe reputacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës të cilin me shumë mund e ngriti Fadil Vokrri dhe bashkëpunëtorët e tij të vërtetë, ndërsa Agim Ademi po e shkatërron.
Unë po ashtu kam heshtur edhe atëherë kur ende pa përfunduar varrimi dhe e pamja për babain, tashmë kryetari i FFK-së, Agim Ademi kishte filluar mbledhjen e nënshkrimeve për postin që ka.
Ai kishte premtuar se do të vazhdoj vizionin dhe frymën e Fadil Vokrrit, por sot me keqardhje ju them se FFK është shndërruar në përndjekës të bashkëpunëtorëve të Fadil Vokrrit, dhe për mua më shqetësues ishte fakti se ai pretendonte që në rast mospajtimi do i shkarkonte te gjithë. Mos transparenca financiare dhe tendencat ne referim nuk kanë qenë asnjëherë vizioni i Fadil Vokrrit për futbollin e Kosovës.
Agim Ademi me largoi nga FFK-ja për shkak se e kundërshtova, nuk u pajtova me abuzimet dhe mënyrën e udhëheqjes së tij.
Sinqerisht më vjen keq për nivelin e disa anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv dikur “miq-bashkpuntorë” të babit tim, për nënshtrimin dhe nënçmimin që ata po ia bëjnë vetës dhe Federatës se Futbollit të Kosovës, të rreshtuar krah Agim Ademit.
Pavarësisht ku do të më dërgojnë dallgët e jetës, në Federatë apo diku tjetër, zemra ime dhe familjes time do të rrah bashkë me zemrën e futbollistëve të Kosovës, për të përjetuar emocionet që ata na sjellin të gjithëve.
Me respekt dhe fair play
Gramoz Vokrri
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës