Financa

Gjysma e gjermanëve ende nuk i besojnë bankave

Besimi i gjermanëve në banka po rimëkëmbet shumë ngadalë pas krizës financiare të dhjetë viteve më parë, tha një sondazh i publikuar në mediat gjermane, shkruan albinfo.ch..

Një total prej 44 përqind e gjermanëve të anketuar kanë besim në bankat dhe institucionet financiare, tha agjencia e DPA në një sondazh të Institutit Gallup.

Është vetëm katër pikë përqindjeje më shumë se në vitin 2009, pak para fillimit të krizës financiare. Sipas rezultateve të anketës, çdo gjerman i dytë, ose 50% e të anketuarve ende nuk i besojnë bankave.

“Besimi që sektori po ndërtonte për vite, u zhduk në vetëm një vit. Reputacioni i sektorit financiar nuk është rikthyer pas krizës financiare, “tha lideri i hulumtimit Mark Nink.

Gjermanët, ndryshe edhe para krizës nuk ishin të kënaqur me institucionet financiare. Kështu, në vitin 2007 ata besonin 57 për qind e të anketuarve dhe 39 për qind nuk u besonin atyre.

Gallup anketoi një mijë qytetarë të moshës 15 vjeçare, duke i pyetur ata rreth mendimit për bankat. Sondazhi kishte për qëllim të tregonte se sa qytetarë kanë besim tek policia, gjyqësori, ushtria dhe qeveria. Rezultatet e këtyre sondazheve ende nuk dihen, kujton DPA.