Integrimi

Inxhinieri nga Zvicra, Rexhep Gashi nderohet nga Presidenti i Shqipërisë

Inxhinieri i njohur shqiptar në Zvicër, Rexhep Gashi, është nderuar me titullin “Naim Frashëri” nga Presidenti i Shqipërisë.

“Në vlerësim të arritjeve shkencore në fushën e elektronikës dhe hidromekanikës, duke përfaqësuar denjësisht bashkësinë e intelektualëve shqiptarë në Diasporë”, thuhej në titullin dedikuar për Gashi, i nënshkruar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan albinfo.ch.

Ishte vetë Gashi që ka njoftuar se ka marrë këtë çmim, duke u shprehur i nderuar që është vlerësuar edhe nga Presidenca Shqiptare.

“Një ditë e veçantë në jetën time! Do të jetë e veçantë për shumë breza të familjes Gashi”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.