Të tjera
Përfitimet marramendëse të Federerit
Sipas ESPN, marrëveshja vlen më shumë se 300 milionë dollarë në dhjetë vjet
Suksesi i parë i zviceranit daton më 4 shkurt 2001 në turneun e Milanos. I fundit, të shtunën e kaluar në Dubai. Në 18 vjet, Roger Federer ka fituar 100 tituj në karrierë, nga të cilat 20 turne të Grand Slam.
Por ai që ka fituar më shumë tituj është amerikani Jimmy Connors, 109 tituj të tillë.
Të ardhurat e kampionit zviceran
Federer, i cili aktualisht renditet në vendin e katërt në klasifikimin botëror, këtë vit ka fituar 73 mijë dollarë në shpërblime. Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar në total 121.268.063 dollarë, shkruan ‘monitor’.
Sipas revistës Forbes, në periudhën 31 maj 2017-31 maj 2018, Federer ka fituar 77,2 milionë dollarë, nga të cilat 65 milionë dollarë nga sponsorizimet, fitimet nga turnetë dhe sponsor. Këto të fundit janë rritur me rreth 7 milionë dollarë krahasuar me një vit më parë, falë mbi të gjitha, kontratës që ka nënshkruar me brendin italian Barilla, përcjell albinfo.ch.
Nga Nike tek Uniqlo, 300 milionë në 10 vjet
Pas 24 vjetësh, verën e kaluar Roger Federer mbylli bashkëpunimin me gjigantin e veshjeve sportive Nike, për të firmosur një kontratë me vlerë 300 mln dollarë për dhjetë vjet me Uniqlo.
Sipas ESPN, marrëveshja vlen më shumë se 300 milionë dollarë në dhjetë vjet. Ndër të tjera, rinovimi i kontratës me Lindt sjell në arkat e zviceranit 20 milionë dollarë; Mercedez Benz 5 milionë në sezon. Federer ka nënshkruar kontrata në afat të gjatë me Moet & Chandon, Wilson, Rolex, Sunrise, Credit Suisse, Jura e Net Jets.
65 milionë dollarët e fituar e ngjisin Federer në krye të klasifikimit, ndër sportistët që kanë fituar më shumë falë kontratave nga sponsorizimet.
Pas tij, basketbollisti amerikan Lebron James me 52 milionë dollarë dhe futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo, me 47 milionë dollarë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha