Financa
Pagat në Gjermani: Në Lindje janë 20% më të ulëta krahasuar me Perëndimin
Në Gjermaninë Lindore, përveç Berlinit, ndryshimi në paga varion nga 68% në Gorlitz, që ndodhet në kufi me Poloninë, e deri në 95.5% në Jena, qytetin e dytë më të madh të shtetit qendror të Thuringia
Gjermania Lindore mbetet 20% më pak produktive në krahasim me Perëndimin, 30 vite pasi u shemb Muri i Berlinit, sipas një studimi të institutit për hulumtime ekonomike (IWH).
Pavarësisht progresit të madh që prej ribashkimit në vitin 1990 dhe investimeve prej mbi 2 trilionë euro në Lindje nga Qeveria Federale, ndasitë rajonale vazhdojnë të duken.
Hulumtuesit zbuluan se 93% e 500 firmave më të mëdha të Gjermanisë, ndodhen ende në Perëndim të Republikës Federale. Kompanitë homologe në shtetet lindorë janë 20% më pak produktive në krahasim me homologët e perëndimit, transmeton ‘Scan’.
Studimi tregon se subvencionet e Qeverisë për të inkurajuar kompanitë që të ruajnë vendet e punës, kanë sjellë rënien e produktivitetit, përcjell albinfo.ch.
Pagat në Lindje janë 20% më të ulëta krahasuar me perëndimin. Në Gjermaninë Lindore, përveç Berlinit, ndryshimi në paga varion nga 68% në Gorlitz, që ndodhet në kufi me Poloninë, e deri në 95.5% në Jena, qytetin e dytë më të madh të shtetit qendror të Thuringia.
Autorët e raportit bënë thirrje për fuqizimin e qyteteve lindorë, duke inkurajuar më shumë kompani që të zhvendosin selitë atje.
Duke vënë në dukje mungesën e punëtorëve me aftësi në shtetet lindore, raporti bëri thirrje që të mirëpriten më shumë emigrantë me aftësi. Përmirësimi i kushteve të jetesës dhe të punës do të tërheqë më shumë punonjës të talentuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Financa
E-Diaspora
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur