Integrimi
Çifti kosovar, pas 19 vitesh qëndrim dëbohet nga Gjermania
Autoritetet nuk do të presin rezultatin e procedurës së peticionit të cilin e kanë nënshkruar bashkëqytetarët e kosovarëve
Një çift kosovar që ka jetuar më shumë se 19 vjet në Gjermani, sipas të gjitha gjasave do të dëbohet. Çifti ka ardhur në Gjermani së pari në vitin 1990, kur ka kërkuar azil, i cili i është refuzuar. Pas kësaj ta kanë lëshuar Gjermaninë, për tu kthyer sërish në vitin 1994. Nga ajo kohë burri dhe gruaja nga Kosova kanë jetuar pandërprerë në Gjermani, respektivisht në landin Nordrhein-Westfallen, në qytetin Brilon. Atyre sërish u ishte hedhur poshtë kërkesa për azil por jetonin me statusin “Duldung” (të toleruar).
Autoritetet nuk do të presin rezultatin e procedurës së peticionit të cilin e kanë nënshkruar bashkëqytetarët e kosovarëve. Kështu është përgjigjur një zëdhënës i autoritetit për të huaj në Meschede, i pyetur nga agjencia e lajmeve dpa.
Në maj të këtij viti një komision për rastet e renda kishte rekomanduar që çifti kosovar me qëndrim në Brilon, duhej të kthehej në Kosovë. Dhe ndërkohë nuk ka ndodhur asgjë që do ta vinte në pyetje qëndrimin e komisionit në fjalë. Ndërkaq, siç shkruan gazeta “Westfällische Nachrichten” diferenca e madhe kohore në mes të dy vendimeve të ndryshme në fushë të azilit është diçka e zakonshme në praktikën gjermane të azilit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës