Lifestyle
Riviera shqiptare mes tetë destinacioneve më romantike të Ballkanit
Riviera shqiptare renditet si destinacion romantik mes vendeve si Dubrovniku, Kroaci, Santorini Greqi, Liqeni Bled, Slloveni etj
Ballkani është ende një destinacion i paprekur në Evropë, i cili është kryesisht i pa eksploruar nga të huajt, shkruan CultureTrip.
Ky cep në juglindje të Evropës ka shumë “letra të fshehura nën mëngët të saj”, duke përfshirë ide romantike “për arratisje” në qytete të përsosur për çifte, liqene dhe hotele.
Nëse dëshironi të zbuloni një destinacion të ri dhe t’i keni pushimet tuaja romantike të përballueshme, CultureTrip ka renditur rivierën shqiptare mes 8 destinacioneve më romantike të Ballkanit, transmeton “ATSH”.
“Riviera shqiptare ende është e panjohur për të huajt, por me ujin e saj e kaltër, plazhet e pacenuar dhe limanet, është një vend i përkryer për një largim romantik të përballueshëm. Mënyra më e mirë për të eksploruar është të marrësh me qira një makinë dhe të vozisësh vetëm përgjatë bregut, kudo që të ndalosh do të ndeshësh një plazh të egër shkëmbor. Vetë Shqipëria është një gur i çmuar për eksploruesit e vërtetë, i përshtatshëm për ata çifte që kanë nevojë për diçka më shumë se një plazh dhe një koktej”, shkruan CultureTrip, përcjell albinfo.ch.
Riviera shqiptare renditet si destinacion romantik mes vendeve si Dubrovniku, Kroaci, Santorini Greqi, Liqeni Bled, Slloveni etj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra