Opinione
Unë dhe Samiti i Dytë i Diasporës
Është hera e dytë që marr rrugë në Rrugën e Kombit së bashku me shokun tim, Mentor Ilazin, inxhinier në Zvicër. Hera e parë ishte para disa viteve kur së bashku me Mentorin morëm rrugën për Tiranë… Për mua ishte hera e parë që kisha rast për të përjetuar kënaqësinë e udhëtimit në Rrugën e Kombit.
Më kujtohet rrugëtimi i parë, ku që nga momenti i kalimit të kufirit shqiptaro-shqiptar në Kukës, shikimi im ishte vjedhës i gjithë asaj që më paraqitej përpara nga imazhet e bjeshkëve deri në shtëpitë e gurit që me xhelozi të madhe kishin stolisur shpatet e kodrave dhe të bjeshkëve!
Mentori, si ngasës i pasionuar, ishte çuditur që nuk bisedoja fare dhe në një moment më është drejtuar me humorin duke më kujtuar që unë kisha jetuar në Shqipëri dhe më takonte mua të isha ciceron i rrugëtimit. Ia bëra të ditur Mentorit që këto imazhe dhe pamje që më paraqiten ishin krejt të reja për mua, se në fakt edhe pse kisha marrë rrugën 3 herë për Kukës, nuk kishta pasur rast të shikoja pamjet dhe bukuritë se për shkak gjendjeve të rrugëve, kisha një prioritet të vetëm – të mbijetesës dhe shikimi im në atë kohë ishte drejtuar në rrugët gjarpërore dhe humnerat që paraqiteshin kohë pas kohe gjatë rrugës…
Më 28 shkurtë 2019, me Mentorin kalojmë së bashku prapë kufirin shqiptar- shqiptar pa ndonjë pritje e pa ndonjë të papritur. Ishte ora rreth 15 dhe kishim synim të arrinim në Tiranë para përmbylljes së regjistrimit për Samitin e dytë të Diasporës. Pra, para orës 19…
Fluturimi i qeseve të ndryshme të plastikës dhe laramania e qeseve të ngulitura në shkurret dhe drunjtë e pakët të pranishëm në ketë hapësirë rreth pikave doganore më jepte të drejtën të mendoj se jam dikund në një tokë të braktisur e jo në kufirinë shqiptaro- shqiptar . Ky numër i madh i qeseve me siguri kishte prejardhjen nga liqeni i Vërmicës që ishte i shterruar i tëri e ky realitet i hidhur kontribuonte edhe më shumë për t`i dhënë vendit këtë pamje të braktisur…
Vazhdojmë rrugën në drejtim të Shqipërisë së mesme në shoqërim të muzikës së bukur të jugut dhe pamjeve të kodrave dhe bjeshkëve në shumë vende i ishte shtuar bardhësia e kjo bardhësi lëvizëse ishte bardhësi që vinte nga tufat e deleve që më siguri këto bardhësi kanë gjetur vendin e vetë pas shumë hamendjeve …
Ashtu pa ndier fare po duke biesduar me Mentorin arrijmë në periferi të Tiranës.
Komunikacioni i dendur ishte si barrierë natyrore për tu futur në Tiranë, qytet që ka rritje aq të madhe të popullsisë sa për tu futur në qendër të Tiranës bëmë aq kohë sa rruga nga Kukësi deri në periferi të Tiranës…
Arrijmë në Qendër të Tiranës, parkohemi dhe ashtu të eksituar i drejtohemi Pallatit të Kongreseve për të mbaruar regjistrimin e pjesëmarrjes tonë në Samitin e Diasporës . Ndalem dhe shikoj parkun e qendrës të Tiranës ku kam kaluar kohën e lirë gjatë studimeve. Park që atëbotë ishte i mbushur me lokale, bare e me restorante ilegale. Mundohem të gjejë referencat apo pikë referimet dhe përveç disa emrave të lokaleve e kam vështirë të gjej veten në kohën e kaluar … ishin ca emra të lokaleve që në fakt përshkruanin kohën në të cilën jetonte shoqëria shqiptare gjatë viteve 90-ta. Mbaj mend emrat e lokaleve si: dy luanët, diskoteka krokodili apo bar dashuria…
Regjistrimi u bë në menyrë shumë të shpejtë dhe u drejtuam në autobusët modernë që ishin prenotuar enkas për pjesëmarrësit e diasporës dhe pa ndonjë pritje shkuam në Pallatin e Brigadave që ishte kënaqësi për mua të shoh aq shumë pjesëmarrës të ardhur nga shtetet e ndryshme. Pas një kokteji të pasur dhe shumë mirë të përgatitur, pjesëmarrësit u shpërndanë në formë të organizuar.
Mëngjesin në Tiranë time që më ka adaptuar afër 6 vite gjatë periudhës 1992-1998, nuk mundem të mos e përjetoj, sidomos që rrezet e diellit ishin aq dekorues saqë sapo më paraqitet një terrasë e bukur, ulem dhe kafja shijohet shumë edhe pa sheqer …
Drejtohem në ekspozitën e qytetit në Vorë, dhe sapo paraqitem para ekspozitës befasohem me godinën e bukur dhe shumë funsionale. Prania e madhe e pjesëmarrësve nuk diktohej në godinë …ajo çka diktohej ishte prania e pjesëtarëve të shumtë të sigurimit që bënin punën e tyre në mbrojtje e personaliteteve politike …
Prania e standëve të shumtë ishte kënaqësi dhe kënaqësia u shtua edhe më shumë në stendën ku shpërndahej falas abetarja …
Sapo afrohem te stenda e Germinit, afrohet mikja ime Liza Gashi, e ftuar në program të Samitit që sapo kishte përfunduar paraqitjen para pjesëmarrësve të shumtë të Diasporës. Liza ishte e kënaqur që kishte mundur të hedh kritika kundër politizimit të Samitit si formë për të mbetur besnike e shoqatave dhe personaliteteve më të cilat dhe më të cilët Gërmini bashkëpunon…
Takojë Ilir Bytyqin e grupit folklorik të Lozanës që ka mbi 25 vite aktivitete me një numër të madhë të koncerteve, me numër të madhë të brezave të përciellur . Iliri ishte i shoqëruar nga presidenti i shoqatës Dardania të Winterthurit me përvojë po ashtu 25 vjeqare . Isha i kënaqur me pranin e tyre se kisha shpresë që këto dy shoqata do merrnin qmimin që e meritojnë për kontribut kombëtar …
Morra vesh që çmimet ishin individuale dhe që organizatorët kishin priveligjuar individët e jo shoqatat…
Pas një shëtitje në bregdetin e Durrësit morëm rrugën për Kosovë. Kthimi për Kosovë u shoqërua me këngët e të madhit Ilir Shaqiri e kënga « Kalorësi i Udhës I » u përserit disa herë sa që jehona e kënges u përhap në bjeshkët që bashkojnë trojet tona … Rrugë e rrugëtimi i udhës I vazhdon … rruga e Ilirisë merr kuptimin në çdo takim të tillë ku pjesëtarët e diasporës i shtojnë peshë edhe më të madhe qdo rruge që qonë në afrimin e bashkimin e shqiptarëve …
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave