Integrimi
Meshë edhe në shqip në katedralen kryesore të Vjenës, në Stefansdom
Morën pjesë 13 misione të popujve, në mesin e tyre edhe Misioni Katolik Shqiptar në Austri (MKSHA) i cili kohë më parë festoi njëzetvjetorin e themelimit

E organizuar nga Dioqeza e Austrisë dhe udhëhequr nga Ipeshkvi i Vjenës Hirësia e Tij, Karl Scharl, ne kuadër te menifestimit tradicional ‘‘E Diela e Kombeve’’ (,,Sontag der Völker’’) u mbajt mesha tradicionale në lutje për paqen dhe prosperitetin e popujve . Mesha u mbajt në Katedralen Qendrore të Vjenës Stefansdom ku morën pjesë rreth 2 mijë persona nga shumë vende të botës.
Në këtë manifestim morën pjesë 13 misione të popujve, në mesin e tyre edhe Misioni Katolik Shqiptar në Austri (MKSHA) i cili kohë më parë festoi njëzetvjetorin e themelimit.
Pjesë e meshës zyrtare ishte edhe Don Nikson Shabani, meshtar shqiptar dhe udhëheqës i MKSHA. Lutje pati edhe në gjuhën shqipe, kurse studenti nga Kosova GasperMarkaj, lexoi lutjen në gjuhën shqipe për paqen në Siri: “ lutemi për paqe në Siri, Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën, në vend të urrejtjes e dhunës le të buron paqja dhe dashuria” tha ai.
Pas meshës në sheshin afër Katedrales, në qendër të qytetit ku gravitojnë shumë turistë nga e gjithë bota u organizua prezantimi i popujve me veshje kombëtare dhe gatime nga kuzhina tradicionale e popujve. Këndi shqiptar ishte i pari, i zbukuruar me flamurin kuqezi dhe atë të Kosovës.
Tryeza shqiptare ishte e mbushur përplot ushqime shqiptare të shijshme dhe të shumëllojshme. “Unë gjithmonë të parën kafshatë e filloj nga sofra shqiptare”- tha Ipeshkvi i Vjenës Hirësia e Tij Karl Scharl. Ai bëri disa foto me të pranishmit me të cilët zhvilloi bisedë rasti. Asnjë tryezë nuk ishte më e vizituar dhe më e shumëllojshme sa ajo shqiptare.
Sheshi i gjerë ishte arenë bisedash të figurave fetare të popujve por edhe të intelektualëve e njerëzve tjerë dashamirës të mirëqenies dhe dashurisë pa dallim.
Hazir Mehmeti, Vjenë
E-Diaspora
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani Këshilli i arsimtarëve shqiptarë, 5 dekada në shërbim të gjuhës shqipe...
-
Leonard Ferati reagon ndaj debatit për votimin komunitar: “Është demokraci lokale, jo sistem i organizuar”
-
Çka duhet të dini para se të bleni një shtëpi në Zvicër?
-
Shkel linjën e sigurisë dhe nget makinën me patentë kosovare: Gjobitet kosovarja
-
Itali: Studentët nga universiteti “La Sapienza” bëjnë homazhe për shqiptaren e vrarë
Jeta në Zvicër
-
70% e arit në botë kalon përmes Zvicrës Zvicranët më të interesuarit për të blerë ari ...
-
Coop dhe Migros ngjiten në renditjen botërore të supermarketeve
-
ETH Cyrih refuzon të plotësojë pyetësorin e qeverisë amerikane
-
Sektori farmaceutik zviceran përballet me pasiguri pas kërcënimit të taksave të reja amerikane
-
Ky aeroport në Zvicër rrezikon mbylljen për shkak të shkurtimeve në kontrollin e trafikut ajror