Integrimi
100 mijë euro profesorëve gjermanë që braktisin Zvicrën!
Universitetet gjermane nuk mund të “shtyhen” në çështjen e pagave me ato zvicerane. Për t`i joshur profesorët gjermanë që të kthehen në vendin e tyre, GSO u ofron deri 100 mijë euro
Organizata “German Scholars Organization” (GSO) u ofron profesorëve universitarë gjermanë, të angazhuar në Zvicër premi në shumë prej deri 100 mijë eurosh, për tu kthyer në ndonjërin nga univeritetet e Gjermanisë. Kjo organizatë financohet nga fondacione të ndryshme të afërta me edukimin.
Dhe, siç raporton gazeta “NZZ am Sonntag” kjo iniciativë ka filluar të tregojë rezultate. Vitin e kaluar përmes saj janë kthyer në Gjermani tre profesorë dhe një profesoreshë, nga Universiteti ETH i Cyrihut, Universiteti i Bazelit dhe ai i St. Gallenit.
Siç thotë menaxherja e GSO Sabine Jung për “NZZ am Sonntag” premia e ndarë në këtë mënyrë mund të investohet në hulumtime shkencore por edhe tu paguhet profesorëve për përmirësimin e të ardhurave të tyre.
Shpesh ndodh që universitetet gjermane nuk mund të “shtyhen” në çështjen e pagave me ato zvicerane që janë financiarisht më të fuqishme.
GSO së fundi po i josh për tu kthyer në Gjermani jo vetëm vetëm profesorët por edhe specialistët tjerë me kualifikime të larta nga fusha e ekonomisë. Ajo kërkon para së gjithash matematikanë, inxhinierë, specialistë të shkencave të natyrës dhe mjekë. Edhe interesimi nga ana e specialistëve dhe profesorëve gjermanë me qëndrim në Zvicër nuk mungon. Kështu, për një mbrëmje informative të GSO-së që mbahet të martën në Cyrih, janë paraqitur më shumë se 100 gjermanë nga Zvicra, shkruan gazeta.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës