Ekonomi
BE-ja, pa marrëveshje në luftën kundër pastrimit të parave
27 nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk pranuan një propozim të Komisionit të BE-së për luftën ndaj pastrimit të parave
Si rrallë ndonjëherë, 27 nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk pranuan një propozim të Komisionit të BE-së për luftën ndaj pastrimit të parave.
Komisioni pati prezantuar katër javë më parë një listë me 23 vende dhe territore “shumë të rrezikshme” që e refuzojnë këtë lloj lufte.
Me “listën e tij të zezë”, Komisioni kërkon që të detyrojë bankat në Bashkimin Evropian që të jenë të kujdesshme në bizneset e bëra me vendet që figurojnë aty.
Me pastrim parash BE-ja kupton futjen në qarkullim të fitimeve të pataksuara, duke blerë pasuri të patundshme ose duke futur paratë për kursim në numrat e llogarive bankare, transmeton “TCH”.
Këto fitime shpesh vijnë nga tregtia e drogës, prostitucioni apo krimi i organizuar, por jo vetëm. Arsyeja e refuzimit të listës është se në të shfaqet Arabia Saudite si dhe territore që janë pjesë e SHBA-së. Mendohet se është bërë një presion i madh diplomatik që të arrihet te refuzimi, përcjell albinfo.ch.
Në takimin e nivelit të lartë të BE-së me Ligën Arabe, të hënën e kaluar në Sharm el Sheik, kryeministrja britanike Theresa May dhe kancelarja gjermane Angela Merkel u takuan për bisedime bilaterale me mbretin saudit Salman ibn Abd al-Aziz, i cili, sipas “Financial Times”, thuhet të ketë paralajmëruar për pasoja financiare.
Një prej vendeve anëtare që kundërshton përpilimin e “listës së zezë” të Komisionit Evropian ishte edhe Holanda, e cila njihet si oazë taksash brenda bllokut.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025