Të tjera
‘Mbreti’ Federer, trofeu numër 100 në karrierë
Kjo konfirmon faktin se Federer mbetet një tenist i jashtëzakonshëm, që pavarësisht se është 37 vjeç nuk arrin të ndalet, duke fituar kudo
Roger Federer është një nga tenistët më të suksesshëm në këtë sport. Përkundër moshës, Federer, po vazhdon me suksese në karrierën e tij, shkruan albinfo.ch.
Ai triumfon në turneun ATP të Dubait, që ishte trofeu numër 100 në karrierën e tij.
Në finalen e zhvilluar, tenisti zviceran mundi 2:0 (6:4, 6:4) në sete rivalin grek Stefanos Tsitsipas.
Ky sukses ishte edhe një hakmarrje për eliminimin që pësoi një muaj më parë, në raundin e katërt të Grand Slem të Australian Open.
Në përgjithësi ishte një turne fantastik për tenistin zviceran, i cili është numër shtatë në botë.
Kjo konfirmon faktin se Federer mbetet një tenist i jashtëzakonshëm, që pavarësisht se është 37 vjeç nuk arrin të ndalet, duke fituar kudo. Gjithsesi, mosha për të është thjesht një numër, pasi ai vijon të mahnisë.
Tashmë për Federer ka mbetur edhe një rekord për t’u thyer, të arrijë kuotën e 109 trofeve të Jimmy Conors, i vetmi që është mbi zviceranin në këtë renditje.
Ata janë të vetmit tenistë që kanë arritur kuotën e 100 titujve në karrierë. “Jam shumë i lumtur për këtë titull të 100-të në karrierë dhe mbi të gjitha që e arrij këtu në Dubai, një vend i veçantë për mua. Më duket sikur jam në ëndërr”, është shprehur Federer.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha