Shqipëria

Presidenti: ‘Një PO e madhe rrugës evropiane të Shqipërisë’

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në  Samitin e Diasporës, ndërsa ka shfrytëzuar këtë takim për të bërë thirrje për politikanët në këtë vend që të lënë anash ndasitë dhe të gjejnë zgjidhje për krizën politike.

 “Shpresoj që ky të jetë Kuvend i Lezhës. Të na ndihmojë të gjithëve për t’u ngritur mbi interesat afatshkurtra dhe të ngushta dhe për t’i thënë një Po të fortë rrugës evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë në qershor. Jam i sigurt që kjo është dhe kërkesa e shqiptarëve të diasporës”, ka thënë Meta, përcjell albinfo.ch.

Ai ka thënë se Shqipëria i ka dyert e hapura për diasporën. “Shqipëria është një vend që ka diell për të gjithë shqiptarët jo vetëm para që jetojnë këtu, por dhe për ata që duan të kthehen”, theksoi ai.